E hënë, 30 Mars, 2020
9 C
Tirana

BE-ja do të ndihmojë Ballkanin Perëndimor në luftimin e koronavirusit

Lexo edhe ...

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, gjatë një bisede me kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, shprehu gatishmërinë e institucioneve evropiane për të mbështetur rajonin në trajtimin e koronavirusit.

Iniciativa e një video-konference të krerëve të qeverive të rajonit me komisionerin Varhelyi, ishte e kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Gjatë bisedimeve, komisioneri evropian njoftoi se Komisioni Evropian po analizonte se si të lidhte rajonin me masat e marra nga BE-ja për të luftuar virusin Sars-Cov-19.

“Ne po shqyrtojmë mundësitë se si të ndihmojmë rajonin në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të pandemisë, duke përfshirë shikimin e mundësive për të riorientuar financimet përmes IPA dhe për të treguar fleksibilitet në rregullat e ndihmës shtetërore”, tha komisioneri Varhelyi në llogarinë e tij në Twitter.

IPA është instrumenti i paraanëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja, IPA 2018, e nënshkruar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian konsiderohet se Kosovës i siguron rreth 90 milionë euro për projekte të ndryshme.

Këto fonde përdoren në reformat për qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim dhe punësim.

Komisioneri për Zgjerim i BE-së, gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, dhe tha se tani është me rëndësi të madhe të miratohet hapja e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Mbrëmë, BE-ja konfirmoi se po shqyrtonte mënyrat për të ndihmuar vendet në rajon të luftojnë kundër përhapjes së koronavirusit të ri. /Rel

- Reklama -

Më shumë nga kategoria



Të fundit

“Nuk shoh asnjë virus duke fluturuar”/Presidenti bjellorus tallet me masat kundër koronavirusit

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko është tallur me masat kufizuese të ndërmarra nga disa vende, si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Lukashenko qeshi kur i...

FOTO/Viktima më e re në Evropë, 14 vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 14-vjeçar nga Portugalia ka humbur jetën ditën e sotme nga koronavirusi. Adoleshenti nga provinca Ovar besohet të jetë personi me moshën më të re...

“Shqipëria një mësim solidariteti”/Luigi Di Maio ‘shuplakë’ Evropës

Ministri i Jashtëm i Italisë, Lugi Di Maio ka falënderuar edhe një herë Shqipërinë për solidaritetin e treguar. Përmes një postimi në Twitter, Di Maio...

Ish-ministri francez humb jetën nga koronavirusi

Ish-ministri francez, Patrick Devedjiani ka humbur jetën ditën e sotme, pasi ishte prekur nga koronavirusi. Ish-ministri 75-vjeçar ishte diagnostikuar me COVID-19 disa ditë më parë,...

VIDEO/Salianji “thumbon” Ramën, rendit koncesionet me vlerë milionëshe

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka thumbuar kryeministrin Rama në lidhje me koncesionet që kushtojnë miliona euro. Përmes një videoje të postuar në Facebook, Salianji rendit...
Kthehu
WhatsApp KONTAKTO TT