E shtunë, 24 Korrik, 2021
19.5 C
Tirana

”BE e mbajti fjalën”/ Von der Leyen: Vaksina për 70% të popullatës së rritur

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen deklaroi ditën e sotme se Bashkimi Europian ka shpërndarë mjaftueshëm doza në vendet anëtare, që të bëhet e mundur të paktën vaksinimi i 70% të popullsisë së rritur.

Von der Lyen u kërkoi vendeve të Bashkimit Europian që të rrisin numrin e vaksinimeve dhe tha se rreth 500 milion doza do të shpërndahen në të gjithë unionin deri të dielën, shkruan US News.

”Bashkimi Europian e mbajti fjalën. Këtë fundjavë ne kemi shpërndarë doza të mjaftueshme për vendet anëtare, në mënyrë që përgjatë këtij muaji të vaksinohen 70% e popullsisë së rritur.”, tha Von der Leyen.

27 qeveritë e Bashkimit Europian janë përgjegjëse për administrimin e vaksinave te qytetarët e tyre dhe disa po punojnë shumë më shpejt se të tjerat, por von der Leyen tha se Covid-19 nuk është mundur ende.

“COVID-19 [sëmundja që e shkakton koronavirusi] nuk është mundur ende. Por, ne jemi të përgatitur t’i vazhdojmë furnizimet me vaksina – gjithashtu kundër varianteve të reja”, u shpreh Presidentja Von der Leyen.

Të dhënat e Universitetit Johns Hopkins tregojnë se koronavirusi ka prekur mbi 186 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shembet ura në Siberi, bllokohet hekurudha më e gjatë në botë

Vërshimet si pasojë e reshjeve të furishme në Siberi kanë çuar në shembjen e një urë, duke e shkëputur hekurudhën siberiane, më e gjata...

Kina vendos sanksione ndaj shtatë shtetasve amerikanë

Kina njoftoi të premten se po vendos sanksione ndaj disa shtetasve amerikanë në përgjigje të sanksionimit nga ana e Shteteve të Bashkuara të shtatë...

KPK, pikëpyetje për pasurinë dhe profesionalizmin e prokurores Daniela Sulaj

Prokurorja Daniela Sulaj, e komanduar si inspektore pranë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, u përball të premten më 23 korrik me Komisionin e Pavarur...

Gjykata i refuzon kërkesën për liri, Hashim Thaçi mbetet në paraburgim

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendim që t’i refuzohet kërkesa ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, që ky i fundit të mbrohet në liri. Edhe...

Koronavirusi, Manastirliu tregon numrin e të vaksinuarve në 24 orët e fundit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar shifrat e të vaksinuarve kundër koronavirusit në vend. Manastirliu bën me dije, se mbi 13...