E shtunë, 23 Janar, 2021
10 C
Tirana

BE do të marrë dy miliardë doza të vaksinës, një pjesë edhe për Ballkanin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se Bashkimi Evropian (BE) do të marrë rreth dy miliardë doza të vaksinës anti-covid.

Gjatë një bisede përmes videos me kancelarin austriak, Sebastian Kurz, ajo tha se kjo sasi e vaksinave mundëson vaksinimin e 700 milionë njerëzve, përfshirë qytetarë të Ballkanit Perëndimor dhe Afrikës.

Ajo ka thënë se Austria do të marrë dy për qind të numrit të përgjithshëm të vaksinave të porositura nga BE-ja, duke vlerësuar se kjo sasi është më shumë sesa që Austria mund të ketë nevojë.

Sipas saj, vaksinat e para do të jenë në dispozicion në dhjetor. Komisioni Evropian (KE) nënshkroi kontratën e gjashtë për blerjen e vaksinave të koronavirusit të mërkurën më 25 nëntor. Kontrata u nënshkrua me kompaninë Moderna.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

E trishtë/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-sulmuesi

Ish-sulmuesi xhamajkan, Luton Shelton ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare, për shkak të një sëmundje. Shelton ishte diagnostikuar në vitin 2018 me sëmundjen “ALS”, e...

Berlini përgatitet për konsultime me administratën Biden

Lehtësimi i jashtëzakonshëm u shpreh në Gjermani që kur Joe Bideni i fitoi zgjedhjet presidenciale. Kurse të mërkurën (20.01.), kancelarja Angela Merkel i shkroi...

Samsung u ngrit si një dyqan që shiste perime, dhe kuriozitete që nuk i dinit

Sistemi ligjor i Japonisë ka një normë dënimi prej 99 për qind. Peshkimi mbetet profesioni i dytë më i rrezikshëm i Shteteve të Bashkuara, pas...

Analisti: Basha do ketë Tiranën, ja kush do jetë drejtuesi i PD në Gjirokastër

Partia Demokratike ka emëruar drejtuesit politik në pjesën më të madhe të qarqeve, ndërkohë që janë ende për t’u zbuluar se cilët do të...

A do jetë sërish kandidat për deputet? Ja si përgjigjet Ervin Salianji

Ervin Salianji është shprehur se ekziston mundësia që ai të jetë kandidat për deputet në listën e Partisë Demokratike. I ftuar në “Zonë e lirë”,...