E enjte, 9 Korrik, 2020
17 C
Tirana

BE dhe SHBA presin rinisje të dialogut Kosovë-Serbi

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

Raportuesja për Kosovën akuzon Vuçiç: Fshehu rastet e infektimit për shkak të zgjedhjeve

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, akuzon presidentin Vuçiç se ka manipuluar shifrat rreth koronavirusit. Përmes një postimi në Twitter, Von Cramon...

BE-ja dhe Richard Grenell, e uruan qeverinë e re të Kosovës, nga e cila presin reforma në rrugën evropiane dhe rifillim të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi. Kurti largohet nga zyra, por, nuk ia dorëzon detyrën Hotit.

Kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti vendoset në zyrën e kryeministrit por, jo me ceremoni të pranim-dorëzimit në bazë të një protokolli të paraparë shtetëror.

Ish-kryeministri Albin Kurti, në një video mesazh që ju drejtua qytetarëve tha, se ai nuk mund t’ia dorëzojë detyrën një personi që e ka shkarkuar më herët nga qeveria e tij.

“Nuk do të bëj pranim-dorëzimin, sepse nuk mund ta pranoj atë që e shkarkova. Do të kthehemi përsëri dhe shumë shpejt”, tha Albin Kurti i cili qeverinë e re të Kosovës e cilësoi “jolegjitime”, ndërsa vendimin e Gjykatës Kushtetuese vazhdon ta cilësojë të papranueshëm.

Megjithatë, Bashkimi Evropian dhe faktorët e tjerë ndërkombëtarë e kanë uruar formimin e qeverisë së re të Kosovës të udhëhequr nga Avdullah Hoti, duke thënë se mezi presin që të bashkëpunojë me të.

“Një rifillim i shpejtë i dialogut Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga BE-ja me mbështetjen e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak, është thelbësor për të arritur një normalizim gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mënyra e vetme për ta kthyer të ardhmen evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj”, thuhet në një komunikatë të përbashkët të shefit për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell dhe Komisionarit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

“BE-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës dhe njerëzve të saj”

“Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane. Kjo do të kërkojë përpjekje për reforma si dhe fuqizimin e sundimit të ligjit, veçanërisht luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në komunikatën e Borrell dhe Varhelyi.

Formimin e qeverisë së re të Kosovës me kryeministër Avdullah Hotin, e ka përshëndetur edhe i ngarkuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell. Ai pret të ketë partneritet me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Lexo edhe :   Në kulmin e pandemisë, SHBA nis procedurat për shkëputjen nga OBSH
Lexo edhe :   VIDEO/ Protesta e mbrëmshme, policët serbë rrahin brutalisht qytetarët

“Ne e mirëpresim qeverinë e re të Kosovës dhe presim të kemi partneritet me ta për vazhdimin e dialogut me Serbinë”, tha Richard Grenell.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, ka mirëpritur votimin e Qeverisë së re të Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti, por, e ka cilësuar shqetësuese siç thotë presionin që është bërë ndaj deputetëve.

”Shpresoj që qeveria e re do të mund të zbatojë reforma të reja dhe të punojë për një Kosovë më të mire”, tha Taubadel, duke theksuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë qenë “nën presion të madh” nga udhëheqësia e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe presidenti Hashim Thaçi për të votuar pro qeverisë së re.

“Disa burime kanë thënë se presidenti Hashim Thaçi ka vizituar personalisht disa deputetë të kuvendit, pa votat e të cilëve nuk do të mund të zgjidhej qeveria. Nëse këto pretendime janë të vërteta, ky është një sinjal i keq që tregon se roli i parlamentit është minuar, e që një gjë e tillë është e garantuar edhe me Kushtetutë. Si një pjesëtare e parlamentit, për mua është e papranueshme që anëtarëve të parlamentit, të zgjedhur në mënyrë demokratike, t’iu bëhet presion”, shkruan Viola von Cramon.

Hoti: Hiqen pengesat për dialogun

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se ai do të heqë të gjitha pengesat që e bllokojnë rifillimin e dialogut për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se “një marrëveshje gjithëpërfshirëse do të bazohet në njohjen reciproke”.

“Dialogu me Serbinë për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse është interes jetik. Kosova do ta respektojë në plotni Kushtetutën e Kosovës dhe dialogu do të bazohet në objektiva të qarta. Marrëveshja gjithëpërfshirëse do të bazohet në njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ky dialog kërkon bashkërendim të plotë ndërmjet institucioneve dhe me një rol të rëndësishëm të opozitës dhe një bashkërendim me SHBA-së dhe BE-në”, deklaroi në fjalimin e tij para deputetëve kryeministri i ri i Kosovës Avdullah Hoti. /DW

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Babi është në koma!” Mesazhi prekës i gazetarit të infektuar nga pandemia

Gazetari i njohur Berat Buzhala i cili është infektuar me koronavirus, së fundmi ka publikuar një mesazh mjaft prekës në rrjetin social Facebook. Ai bën...

Barcelona heq dorë nga negociatat për Lautaron, kalon tek “Plani B”

Sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez, nuk do të luajë përkrah Messi-t sezonin e ardhshëm. Sipas Don Balon, drejtuesit e Barcelonës nuk do të negociojnë më...

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Çfarë ka vendosur Komiteti i Ekspertëve

A do bëhet e detyrueshme mbajtja e maskës në Shqipëri? Përgjigja është “PO”. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur mbajtjen me detyrim të maskave në ambiente...

“Kufizimet në veri të Kosovës u vendosën nga Serbia”, Zemaj hedh poshtë pretendimet e Vuçiç

Ministri kosovar i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit Vuçiç se masat në veri të Kosovës ishin marrë me vendim të...

Protesta të dhunshme në Beograd dhe Novi Sad

Policia serbe ka përdorur gaz llotsjellës për të shpërndarë protestuesit para Kuvendit të Serbisë, të cilët po kundërshtojnë shtrëngimin e masave kundër përhapjes së...