E diel, 13 Qershor, 2021
23 C
Tirana

BE dhe Ballkani Perëndimor: Përfitimet e mëdha strategjike nga integrimi i 6 vendeve

Nga Gunter Deuber, “Intellinews”

Në pamje të parë, zgjerimi i BE-së për të përfshirë shtetet e Ballkanit Perëndimor, duket të jetë diçka e parëndësishme për unionit. Por nga një vëzhgim më i afërt, rezulton se është një ide e mire, pasi zgjerimi i BE-së nuk ka të bëjë vetëm për biznesin.

Gjashtë kandidatët e tjerë të mundshëm për t’u anëtarësuar në BE nga Ballkani Perëndimor – e ashtuquajtura SEE-6: Shqipëria, Bosnja, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova – mund të sjellin pak më shumë se 100 miliardë euro në PBB-në totale në BE, në një të ardhme të parashikueshme.

Kjo do të qe e përafërt me PBB-në e një vendi anëtar si Sllovakia, ose një e katërta e peshës së PBB-së së Austrisë. Për më tepër, duke shtuar 0.5-1 për qind të PBB-së së BE-së, që shpërndahet për 18 milionët banorët e këtij rajoni, kjo flet për nivelet e ulëta të PBB-së për frymë.

Vendet e SEE-6, nuk janë tamam shembulli më i mirë i ekonomive shumë konkurruese. Normat e papunësisë janë të larta, sikurse dhe është edhe pjesa e ekonomisë informale. Ndaj, është më se legjitime pyetja se çfarë do të na sjellin ata në union? A munden këto vende të jenë realisht të suksesshme në tregun e përbashkët shumë konkurrues të BE-së, pa një reformë të gjerë?

Përsa i përket të ardhurave për frymë dhe shkallës së papunësisë, vendet e SEE-6 janë aktualisht në të njëjtin nivel me atë të anëtareve më të varfër të BE-së në vitet 1990 (p.sh. Polonia, Bullgaria, Rumania, Sllovakia). Dikush mund të pyesë, se pse BE-ja duhet të shqetësohet sot për këto vende, duke marrë parasysh sfidat e shumta të projektit të bashkimit.

Nëse hyjnë në BE, a mund të arrijnë vendet e Ballkanit Perëndimor, homologët e tyre në 10-15 vitet e ardhshme, sa i përket të ardhurave për frymë, për t’u bërë të krahasueshme me ato të Bullgarisë ose Rumanisë, në kohën e hyrjes së tyre në BE në vitin 2007?

Përzierja e madhësisë absolute dhe zhvillimi ekonomik, tregon qartë se nga pikëpamja tregtare ose e zgjerimit të tregjeve, zgjerimi i BE-së për të përfshirë vendet e SEE-6, nuk do të sjellë shumë përfitime të menjëhershme ekonomike për BE-në, si një e tërë në një periudhë afatshkurtër apo afatmesme. Ka një përfitim të mundshëm nga një zgjerim i BE-së në Ballkanin Perëndimor, por që ndoshta do të përqendrohet kryesisht në disa prej anëtarëve më të vegjël të BE-së aty pranë, psh. Kroacia, Austria, Sllovenia, Greqia dhe ndoshta edhe Hungaria, Bullgaria apo Rumania.

Lexo edhe :   A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Megjithatë, zgjerimi nuk ka të bëjë vetëm me biznesin. Është më e rëndësishme të njohim qartë dimensionin strategjik gjeostrategjik të zgjerimit të BE-së, për të përfshirë në të edhe Ballkanin Perëndimor. Disa përpjekje të vendeve të tjera për të fituar ndikim ekonomik (dhe politik) në rajon janë të pagabueshme (kryesisht nga Kina, pjesërisht nga Rusia, Turqia dhe disa vende arabe). Prandaj, një zgjerim i tillë, do të ishte tulla e parë e një ngrehine, që tregon përgjegjshmërinë gjeopolitike.

Lexo edhe :   A do të vazhdojë BE ta lërë pas dore Ballkanin Perëndimor?

Dhe këtu, BE-ja duhet të fillojë të ecë me hapa të vegjël. Ajo do të duhet të konsolidojë interesat e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe për këtë nuk duhen shumë para, pasi këto tregje janë kaq të vogla. Ky zgjerim, do të ishte i lirë krahasuar me raundet e mëhershme të zgjerimit. Integrimi i SEE -6 në BE, nuk do të kërkonte një rishpërndarje të madhe brenda kuadrit të fondeve ekzistuese, për promovimin e konvergjencës brenda kuadrit financiar të BE-së.

Një agjendë aktive e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor, mund të kontribuojë gjithashtu në një ekuilibër mes vendeve perëndimore dhe lindore të BE-së. Tek e fundit, vendet lindore të Bashkimit Evropian, janë në përgjithësi në favor të zgjerimit të mëtejshëm. Përveç kësaj, integrimi i vendeve SEE-6 në BE, do të kërkojë një zhvillim të mëtejshëm të një strategjie integruese të shumë shpejtësive në nivelin e BE.

Nga sa u tha më sipër, bëhet e qartë se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të justifikohet kryesisht nga arsyet ekonomike, dhe nuk duhet të bëhen përpjekje në këtë drejtim. Madje edhe nga vetë natyra e madhësisë ekonomike relativisht të vogël të këtyre vendeve, këtu mund të mbivendosen argumentet politike. Thënë këtë, duhet të jetë mbi të gjitha në vetë interesin e BE-së, të ndjekë në mënyrë proaktive çështjen e zgjerimit të BE në vitet e ardhshme, pasi ajo mund të kontribuojë në konsolidimin e projektit të integrimit evropian./ Përktheu për Tirana Today, Alket Goce

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Gurët e tëmthit, shkaktarët dhe të rrezikuarit

Gurët e tëmthit formohen kur lëngu i grumbulluar në fshikëzën e tëmthit mpikset ose ngurtësohet në copa të vogla materiali të ngjashme me gurët....

Takimi Rama-Blinken, ja marrëveshja e nënshkruar. Fjala e Blinkenit dhe Ramës

Kryeministri Edi Rama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken kanë zhvilluar një takim në Bruksel ditën e sotme. Fryt i këtij takimi ishte marrëveshja...

Itali/ Ngjarje tragjike në Romë, 4 viktima mes tyre autori dhe 2 të mitur

Një burrë i moshuar, 84-vjeçari Salvatore Ranieri, dhe dy vëllezër të moshës 5 dhe 10 vjeç, David dhe Daniel Fusinato, u vranë në Konsorciumin...

Euro 2020/ Anglia dhe Austria e nisin me fitore, 21:00 rradha e “tulipanëve”

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës në Euro 2020. Anglia mundi Kroacinë me rezultatin 1-0 me gol të Sterling në pjesën e...

Ikja e Gramoz Ruçit nga politika dhe raporti mes moshës e pushtetit

Nga Alfred Peza Në sport sado i zoti që të jesh, mosha të limiton duke të detyruar që të “varësh këpucët në gozhdë”, atëherë kur...