E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

BE arrin marrëveshjen për investime biznesi me Kinën pas 7 vitesh negociatash

Bashkimi Evropian dhe Kina kanë rënë dakord në parim për një marrëveshje investimi biznesi pas shtatë vjetësh negociatash.

Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

“Sot, BE dhe Kina përfunduan në parim negociatat për një marrëveshje investimi,” shkruan Von der Leyen.

Ndërkohë, nënkryetari i Komisionit të BE-së përgjegjës për tregtinë, Valdis Dombrovskis e ka cilësuar moment historik për ekonominë një marrëveshje të tillë.

“Marrëveshja nuk do të zgjidhë të gjitha sfidat tona me Kinën, të cilat mbeten të shumta, por ajo i lidh ato në mënyrë të konsiderueshme në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

Bisedimet për marrëveshjen nisën në 2014 por ngecën në vend për vite pas një numër përplasjesh. Kjo marrëveshje vjen menjëherë pas asaj të pas Brexit-it me Britaninë e Madhe.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...