E diel, 20 Qershor, 2021
18.5 C
Tirana

BBC kërkon falje pasi përdori metoda mashtruese për intervistën me Dianën

BBC kërkon falje pasi raporti zbuloi se kishte përdorur metoda mashtruese për të siguruar intervistën me Dianën

BBC-ja kërkoi ndjesë të pakushtëzuar pasi një raport zbuloi se një reporter i shquar përdori metoda “mashtruese” për të siguruar një intervistë historike me Princeshën Diana kur martesa e saj u prish.

Gazetari i BBC-së Martin Bashir zhvilloi intervistën e karrierës me Dianën në 1995-ën, në të cilën ai detajonte prishjen e marrëdhënies së saj me Princin Çarls.

CEO-ja i BBC-së, Tim Davie tha të enjten se intervista “nuk arriti pritshmëritë e publikut”.

“BBC-ja nuk mund të kthehet pas në kohë një çerek shekulli, por ne mund të kërkojmë falje pa kushte, prandaj BBC-ja po e kërkon sot,” tha Davie.

Bashir u përgjigj në një deklaratë të enjten se ishte “trishtuese” që këto polemika “lanë në hije vendimin e guximshëm të princeshës për të treguar historinë e saj”, sipas agjencisë së lajmeve PA Media.

Raporti, i shkruar nga ish gjykatësi Lord Dyson, zbuloi se Bashir i kishte treguar deklarata false bankare vëllait të Dianës, Çarls Spenser, deklarata të cilat “e mashtruan atë për të rregulluar një takim me Princeshën Diana”.

“Duke fituar akses tek Princeshë Diana në këtë mënyrë, Z. Bashir ishte në gjendje ta bindte atë që të pranonte të jepte intervistën”, vëren raporti, duke shtuar se kjo sjellje shkel praktikat e BBC-së.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

OBSH e shpall të përfunduar shpërthimin e Ebolës në Afrikën Perëndimore

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se shpërthimi i virusit të Ebolës, që nisi në shkurt në Guinea, ka përfunduar. Ky virus vdekjeprurës, që përcillet...

Levandovski mban gjallë shpresat e Polonisë, Spanja komplikon kualifikimin

Përfundon ndeshja e grupit C, ku Spanja ka komplikuar kualifikimin, pasi Polonia i ka surprizuar, duke i rrëmbyer një pikë. Sfida u mbyll në...

Gjermani, gjenden dy piktura të shekullit XVII në një kosh plehrash

Policia gjermane po kërkon për informacion për dy piktura origjinale nga artistë evropianë të shekullit të 17, të cilat përfunduan në një kosh plehrash...

Kapacitetet e Kosovës për vaksinim në masë të popullsisë kundër COVID-19

Në Kosovë gjatë kësaj jave filloj vaksinimi në masë i qytetarëve kundër COVID-19, me synimin që të vaksinohen deri 320 qytetarë në muaj. Zyrtarë...

Mbi 1 milion vaksina/ Mbërrijnë në Rinas edhe 50 mijë doza të Coronavac

Mbrëmjen e sotme, kanë mbërritur në aeroportin ''Nënë Tereza'', 50 mijë doza të vaksinës kineze Coronavac. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi...