E premte, 23 Korrik, 2021
30.5 C
Tirana

Bazel shumë i fortë për Partizanin, ”Demat e Kuq” humbasin thellë në Zvicër

Partizani është mposhtur në ndeshjen e parë, të raundit të dytë në kompeticionin ”Conference League”. Demat u Kuq janë mundur me rezultatin e thellë 3-0 në transfertë nga skuadra e Bazelit.

Goli i parë i takimit erdhi në fund të pjesës së parë. Vendasit kaluan në avantazh me anë të futbollistit Stoker, në minutën e 43-të, i cili nuk fali me kokë brenda zonës.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën, zvicerianët realizuan edhe dy herë. Ishte Kabral i cili në minutën e 52-të, realizoi një gol fantastik me roveshatë, duke dyfishuar shifrat.

Ndërkohë,në minutën e 83-të, Bazeli shënoi edhe golin e tretë, pas një aksioni mjaft të bukur nga e majta, ku Stoker, me portën e boshatisur, e kishte mjaft të lehtë ta shtynte topin drejt rrjetës.

Një rezultat që nuk i jep shpresë Partizanit për kalim në raudin tjetër, megjithatë kryeqytetasit do të provojnë të marrin një rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Merkato/ Transferimi i dytë më i shtrenjtë në histori? Guardiola do Harry Kane

Tuttomercato.web Bombë nga Anglia, në lidhje me të ardhmen e Harry Kane. Sipas The Sun, Manchester City ka Harry Kane në shënjestër dhe do t'i...

“Ishte lojë e njerkës”, gazetarja lexon LIVE sms-të e motrës së Eglantina Bucit

Vrasja e Eglantina Bucit është e mbuluar plot mister. Detajet deri diku kontradiktore, sjellin plot enigma lidhur me këtë ngjarje të rëndë. Eglantina Buci...

Tentoi të vriste me hanxhar vëllanë, zbardhet e shkuara e errët e 39-vjeçarit

Blutë e Vlorës prangosën 39-vjeçarin Gazmend Merkaj, pasi kanosi me hanxhar vëllanë e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në...

Tokio/ Hapen Lojërat Olimpike, 11 mijë atletë deri në 8 gusht

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios 2020, e vonuar një vit nga pandemia e koronavirusit, filloi sot në 13:00 pothuajse me dyer...

Heronjtë e defaktorizimit dhe të varfërimit të shqiptarëve!

Nga Kim Mehmeti Mediat e Tiranës bëjnë me dije se Shqipëria ka humbur në gjykatën e Arbitrazhit nga shtatë kompani dhe se duhet të paguajë...