asa ka arritur në një ide që mund t’i japë një hov të jashtëzakonshëm kolonizimit të planetëve. “Tullat prej kërpudhe”, është ideja e NASA-s e cila po testohet si e ardhmja e ndërtimit të bazave ndërplanetare. Agjencia po mendon që fillimisht idenë ta aplikojë për kolonizimin e Hënës.
Duke pasur parasysh koston e lartë të transportit dhe koston e materialeve për ndërtim, NASA po teston një ide revolucionare, që rezulton të jetë edhe shumë ekonomike. Bëhet për kultivimin e disa specie kërpudhash, të cilat do të zhvilloheshin brenda dhe rreth strukturës që do të ndërtohej.