E martë, 7 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

Batuta në Shkodër/ Rama-Ademit: Bushati bashkohet, ti e ke fajin!

Kryeministri i vendit, Edi Rama  sot së bashku me kabinetin qeveritar ka udhëruar drejt Shkodrës, ku do të mbahet mbledhje e qeverisë për dy ditët e ardhshme.

Gjatë qendrimit në qytetin verior, Rama ka inspektuar dhe aksin rrugor Shkodër-Velipojë, i shoqëruar nga deputetët e qarkut të Shkodrës, por edhe nga drejtuesja e bashkisë, Voltana Ademi.

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmëndjen ishin batutat që Rama ka shkëmbyer me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.Rama është treguar më i qetë se herë të tjera, por nuk kanë munguar edhe “ngacmimet” ndaj  Voltana Ademit.

“Më bëhet qejfi që ministri Bushati bashkohet me ne për këto çështje teknike”, ka thënë Ademi. “Bushati bashkohet po ti s’afrohesh”, është përgjigjur Rama.

Kryebashkiakja tha se po gjen gjuhën e përbashkët me Ditmir Bushatin.“Më bëhet qejfi që ministri bashkohet me mua”, tha Voltana Ademi. Ndërkohë Rama iu përgjigje se: Ministri bashkohet por ti nuk afrohesh. Dhe unë bashkë me të. Po ca të bëjmë ty ne.”, tha Rama.

Voltana i shprehu disa shqetësime të tjera Ramës në lidhje me rrugën e Velipojës për disa ndërhyrje që nevojiten për ta përmirësuar. Tama është treguar i gatshëm për këtë pjesë, ndërsa ka theksuar se aksi Shkodër-Velipojë është brenda standardëve dhe njëherësh do të jetë rruga, që do t’i shërbejë zhvillimeve të mëtejshnme të turizmit.

“Më kujtohet ai poeti i madh që thoshte ‘nga Shkodra deri në Vlorë’, sepse në Vlorë unë ndeshem me padurimin dhe ju këtu në Shkodër krahas Vlorës jeni. Me durim të gjitha gjërat zgjidhen. Siç e shihni durimi po na afron dhe me Voltanën, mendoni pastaj sa kollaj e kemi me Malin e Zi”, ka thënë Rama.

Lexo edhe :   "Njeriu njihet kur ceket interesi personal", Basha flet për Berishën
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Njeriu njihet kur ceket interesi personal”, Basha flet për Berishën

“E vërteta është që kam patur një bashkëpunim shumë të ngushtë. Ne kemi patur një marrëdhënie shumë të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë kohës që...

Clinton nderon kryeministrin Rama me çmimin “Vital Voices Global”

Kryeministri Edi Rama u nderua gjatë vizitës së tij në Nju Jork, me çmimin e “Inovatorit të nderuar global” nga organizata e themeluar nga...

Ukraina fuçi baruti

Perëndimi i forcon krahët Ukrainës. Për shkak të rritjes së tensioneve ushtarake me Rusinë, SHBA, Franca, Britania e Madhe, Italia dhe Gjermania kanë mbështetur...

Gjici shfrenon fantazinë: As Gjermania s’i ka bërë investimet që ka bërë Kukësi

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, ka surprizuar me deklaratën e tij publike, duke thënë se as Gjermania nuk i ka bërë investimet që ka...

Foltorja dhe Prefekti, nuk janë hallet e shqiptarëve

Nga: Artur Ajazi Në një kohë kur gjithë bota merret me problemet e pandemisë, apo rritjes së mirëqenies, zgjidhjen e krizave dhe shuarjen e vatrave...