E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

Bastiset shtëpia e Rezart Taçit, ja kush janë dy të besuarit që u arrestuan sot

Falë një operacioni të autoriteteve shqiptare në bashkëpunim me ato italiane, është zbuluar një skeme financiare e një grupi kriminal në fushën e pastrimit të parave. SPAK njoftoi arrestimin e dy personave, dhe shpalljen në kërkim të një të treti, të akuzuar për pastrim parash dhe grup kriminal.

Të arrestuarit janë Artur Balla dhe Bledar Lilo, dhe në kërkim është shpallur biznesmeni i naftës Rezart Taçi. Kjo skemë financiare drejtohej nga dy italianë, një zviceran dhe një shqiptar. Autoritetet kanë sekuestruar një shumë monetare, prej mbi 18 milionë euro.

Biznesmeni Rezart Taçi, i lidhur me politikën, veçanërisht me qeverinë Berisha, privatizoi ARMO, e krijoi kompaninë Taçi Oil. Sot SPAK e akuzoi biznesmenin që ka lidhje të forta me politikën, se është përfshirë në skemën e pastrimit të parave.

Biznesmeni nuk jeton në Shqipëri

Taçi prej vitesh nuk jeton në Shqipëri. Ai është larguar për t’i shpëtuar drejtësisë, edhe pse zyrtarisht e ka mohuar se është nën hetim apo person nën kërkim. Me urdhër të SPAK, biznesmenit iu dërguan gjeneralitetet në Interpol, duke u shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas miratimit të masës së sigurisë dhe kontrolleve që janë bëre në banesën apo edhe vende të tjera ku dyshohej se ai mund të ishte, policia nuk mundi ta gjejë. Zyrarisht u bë me dije sot se policia ka arrestuar dy personat e afërt me biznesmenin Taçi, Artur Balla dhe Bledar Lilo. Të dy këta persona ishin duke kryer transaksionet financiare me bankat, për llogari të Taçit, i cili në fundin e këtij opeacioni do të merrte edhe përfitimin e tij financiar.

Pastrimi i parave/ Kunati dhe ish-truproja, kush janë të besuarit e Rezart Taçit

Bledar Lilo dhe Artur Balla janë dy personat e besuar të ish-bosit të naftës Rezart Taçi, të arrestuar sot në Shqipëri, për skemën e pastrimit të parave. Mësohet se Bledar Lilo është ish-truproja e Taçit dhe aksioner në disa kompani në Shqipëri. Gjithashtu ai dyshohet se ka pastruar paratë në bashkëpunim me një tjetër të besuar të Taçit, kunatin e tij Artur Balla. Ky i fundit, është djali i gjyqtares së dorëhequr të Tiranës, Dhurata Balla.

Biznesmeni i hetuar nga Falcone, lidhje me Taçin në skemën e pastrimit të parave

Francesco Zummo, një sipërmarrës 90-vjeçar nga Palermo, i dyshuar si partner i ish-kryebashkiakut mafioz, Vito Cinacimino, është lënë në “arrest shtëpie”, me akuzat e pastrimit të parave si i përfshirë në skemën kur rezulton edhe emri i Rezart Taçit.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe Fabio Petruzzella, ekonomist dhe vëllai i një gjyqtari në Palermo, i cili dyshohet se ndihmoi në zhdukjen e 19 milion eurove të Zummon që do të konfiskoheshin, duke i zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.

Zummo është hetuar më parë edhe nga gjyqtari italian, Giovanni Falcone, që u vra nga mafia. Në vitin 2001, atij iu sekuestruan rreth 150 mln euro, ndërsa u akuzua se kishte pastruar shuma të mëdha duke i transferuar në llogarie bankare jashtë Italisë, më së shumti në Zvicër, duke pastruar në këtë mënyrë para të thesarit të Cinaciminos dhe po ashtu ishte në dispozicion të Cosa Nostrës në të kaluarën.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...