Tirana Today
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Bashkia Elbasan: Inceneratori ka prodhuar energji që në vitin 2017

2 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Bashkia Elbasan: Inceneratori ka prodhuar energji që në vitin 2017

Pas debateve mbi inceneratorin e Elbasanit, ka ardhur edhe reagimi i Bashkisë.

Bashkia e Elbasanit, sqaron se ky incenerator është në punë që prej vitit 2017 dhe prodhon energji elektrike, mjaftueshme për veten e saj si edhe për ta dërguar në rrjet.

Gjithashtu, Bashkia nuk e ka marrë në dorëzim jo sepse nuk është funksionale, por sepse në kontratë është parashikuar që kjo të ndodhë në vitin 2021.

Bashkia e Elbasanit, fton të gjithë skeptikët, por edhe për çdo qytetar që ka kuriozitet, të shkojnë të vizitojnë ambientet e këtij impianti, të shohim funksionimin e tij, por edhe emetimet në mjedis.

Reagimi i Bashkisë Elbasan

Nisur nga disa spekullime skandaloze politike dhe mediatike, në lidhje me funksionimin e Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve Urbane në qytetin e Elbasanit, Bashkia e Elbasanit sqaron opinionin publik se prej Shkurtit të vitit 2016 ky impiant nisi operimin në Elbasan ndërsa incenerimi nisi në vitin 2017, prej asaj kohe funksionon normalisht çdo ditë.

Që prej kësaj kohe Bashkia e Elbasanit depoziton mbetjet urbane në këtë incenerator pa pagesë, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Ministrisë së Mjedisit dhe Albtek Energy.

Që prej kësaj date impianti ka funksionuar normalisht dhe prej incenerimit të mbetjeve është prodhuar energji. Energjia e prodhuar përdoret  për nevojat e vetë këtij impianti ndërsa teprica hidhet në rrjet.

Në bazë të kontratës shoqëria Albtek Energy, menaxhon impiantin e përpunimit të mbetjeve urbane deri në datë 16.12.2021, më pas ky incenerator do të merret në dorëzim nga Bashkia e Elbasanit. Pra, jemi më shumë se një vit para nga marrja në dorëzim e objektit. Në qershor të vitit 2021 (6 muaj para) Bashkia e Elbasanit do të nisë procedurat për marrjen në dorëzim të tij.

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve Urbane ka një kapacitet ditor të përpunimit të mbetjeve 120 tonë. Aktualisht Bashkia e Elbasanit depoziton jo më shumë se 80 tonë në ditë. Për këtë arsye, por edhe për të zgjidhur problemin e ndotjes në qark, bashki të tjera kanë nënshkruar kontratë dhe aktualisht depozitojnë mbetjet e tyre në këtë incenerator.

Bashkia e Cerrikut, Bashkia e Belshit dhe Bashkia e Librazhdit tashmë depozitojnë mbetjet e tyre në inceneratorin e Elbasanit.

Ky incenerator, fjala e fundit e teknologjisë është i pari në Shqipëri dhe Bashkia e Elbasanit vlerëson vendimin e qeverisë dhe Ministrisë së Mjedisit që ky investim shumë i madh dhe i domosdoshëm të vinte në Elbasan. Problemi i mbetjeve urbane ka qenë një gangrenë e këtij qyteti dhe më në fund prej 3 vitesh  Elbasani merr frymë lirisht.

Bashkia e Elbasanit përmes Inspektoriatit të Mjedisit kryen inspektime të herë pas hershme në këtë incenerator për të parë mirëfunksionimin e tij. 

Bashkia e Elbasanit, por jemi të bindur që edhe kompania, janë të hapur për të gjithë skeptikët, por edhe për çdo qytetar që ka kuriozitet, të shkojnë të vizitojnë ambientet e këtij impianti, të shohim funksionimin e tij, por edhe emetimet në mjedis. Kujtojmë se edhe më mosbesuesit (në kohën që do të ndërtohej ky impiant) tashmë janë bindur se kjo ishte zgjidhja më e mirë e mundshme dhe pa ndotje për mjedisin. Kompania ka një vetmonitorim 24 orë nga kompania prestigjoze Siemens, të dokumentuar për emetimet mjedisore, por gjithashtu kontrollohet nga institucionet përkatëse.

https://www.facebook.com/elbasanbashkia/posts/3559159870793617

Tags: bashkiaElbasanincenerator

TË LIDHURA

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

12:39 | 15/12/2022
Sa bukur dhe sa turp, o Zot!
Editorial - Opinione

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut
Bota

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Next Post
Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë

Hoti: Nëse s’ka marrëveshje, Kosova e Serbia vazhdojnë si dy shtete fqinje

Kosova nis zbatimin e një pike nga marrëveshja e Uashingtonit, SHBA e përgëzon

Mediu: 25 prilli, duhet të jetë fitorja e së djathtës

Mediu: 25 prilli, duhet të jetë fitorja e së djathtës

JU REKOMANDJOMË

“Shqipëria digjet, kryeministri krihet”, Vasili: Turp, e kanë lënë vendin në dorë të horrave

“Shqipëria digjet, kryeministri krihet”, Vasili: Turp, e kanë lënë vendin në dorë të horrave

4 vjet ago
Deputeti i ri fshehu dënimin, zbulohet vendimi i Gjykatës

Deputeti i ri fshehu dënimin, zbulohet vendimi i Gjykatës

4 vjet ago
Plas skandali me doktoraturat shqiptare, universitetet private bëjnë “një sy qorr”

Plas skandali me doktoraturat shqiptare, universitetet private bëjnë “një sy qorr”

4 vjet ago
Masat e sigurisë për Samitin BE-BP, Policia: Bllokime dhe devijime trafiku

Masat e sigurisë për Samitin BE-BP, Policia: Bllokime dhe devijime trafiku

2 muaj ago




TË FUNDIT

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për “Paketën e Rinisë”

by genti
12:39 | 15/12/2022
0

Pranë ambienteve të Universitetit Europian të Tiranës, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Credins bank dhe këtij...

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

Sa bukur dhe sa turp, o Zot!

15:29 | 08/12/2022
Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

Studimi i ri/Ja çfarë dëme i shkakton trurit të njeriut presioni i lartë i gjakut

14:40 | 08/12/2022
Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

Koreja e Jugut: Sistemi i moshës do të standardizohet nga viti 2023

14:16 | 08/12/2022
Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

Berisha në Kuvendin e FRPD: Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion!

13:56 | 08/12/2022

Tirana Today


© 2023 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Aktualitet
  • TT Fokus
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Sport
  • Rajoni
  • Video
  • Stil
  • Bota
  • Teknologji
    • Auto & Moto
    • Media Sociale
    • PC & Mobile
    • Shpikja e fundit
  • Blog

© 2022 TiranaToday Dev by : Techzero1.com