E enjte, 2 Dhjetor, 2021
7.5 C
Tirana

“Bashkia e Vlorës, kampione humbjesh”, Rama nuk i ndahet Dritan Lelit

Rama ka mbledhur kryetarët e Bashkive të vendit, duke u bërë një “dush të ftohtë” për dëmet në ujësjellës-kanalizime. Gjatë këtij takimi, Rama shënjestroi sërish Bashkinë e Vlorës, si kampione me 78.9% humbje dhe të Kavajës me vetëm 31% arkëtime. Sa i takon personelit në sektorin e ujësjellësave, Rama tha se ndodhen edhe persona që nuk janë fare në Shqipëri, por jashtë vendit.

“Në rreshtin mes nesh janë ata që e kanë shoqëruar këtë proces investimesh në ujësjellës. Këtu kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014 dhe të vendosura aktualisht deri në vitin 2013, ku hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët të cilat ju kujtoj që janë kredi që duhen paguar.

Shuma që këto dy detyrime që qeveria shqiptare ka vënë në dispozicion është mbi 1 mld euro. Që të jemi të saktë, mbi është faktikisht 1 mld e afro 200 mln euro. Këtu kam tre pyetje për ju si kryetarë bashkish:

Rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve. Duhet të përputhet me një ulje të humbjeve dhe sens përgjegjësie për atë gropë që i është hapur mu në zemër këtij shteti nga keq-administrimi i ujit për 30 vite që nuk mbyllet dot menjëherë por në nivelin e administrimit nuk po jep shenja që nuk ka tendencë të zgjerohet.

Kam listën këtu dhe nuk po hyj t’i marr me radhë. Kampionie Bashkia e Vlorës, 78.9% humbje. Si një lapidar abuzimi me faktin që uji është jetik, dhe nuk është një mall që mund të trajtohet si çdo tjetër. Si mund të vazhdojë kështu kjo histori? Si mundet që këta drejtorë ujësjellësish të jenë akoma në punë, dhe numri i të punësuarve është sa një armatë”, tha Rama.

Lexo edhe :   Rama "ngre traun", hapet zyrtarisht "Rruga e Arbërit" (VIDEO)
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

1000 kurthe dhe teli me gjemba

Nga: Frrok Çupi Foltoret e këtij po duken e po zhduken ‘gëmushave’ në një marshim si iriqi. Sot ndodhet në Tropojë. 24 vjet më parë...

12 milionë gjermanë të pa vaksinuar/Spahn: Sistemi shëndetësor do mbingarkohet

Numri i njerëzve të pa vaksinuar në Gjermani është ende aq i madh, sa rrezikon të mbizotërojë sistemin shëndetësor të vendit. Ky paralajmërim ka...

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë

Një marrëveshje globale për parandalimin dhe reagimin ndaj pandemisë, është një hap më afër. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka rënë dakord të fillojë...

Irlanda raporton rastin e parë të Omicron

Irlanda ka raportuar rastin e saj të parë të variantit të koronavirusit Omicron, thuhej në një deklaratë nga Ekipi Kombëtar i Emergjencave të Shëndetit...

Atdheu thumbon Donaldin dhe Borën

Donaldi shprehu hapur ndjenjat për Beatrix Ramosajn, duke lënë pas në këtë formë historinë me Borën. Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina, e ka ironizuar këtë...