Politikë

Bashkia e Tiranës miraton qiranë 1 vjeçare për familjet e prekura nga tërmeti


               Publikuar në : 21:53 - 03/12/19 M S

Ndaj familjarëve të cilët përfunduan në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit, Bashkia e Tiranës ka miratuar qiranë 1 vjeçare me vlerën e tregut. Sot, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përballimin e situatës së krijuar. Po kështu edhe për pagesën e plotë të qirasë për një periudhë 1 vjeçare për rreth 1082 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar dhe janë bërë të pabanueshme.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se pagesa do bëhet e vlefshme edhe për muajin dhjetor. “Vendimi i dytë është ndoshta vendimi më i rëndësishëm që marrim sot. Për pagesën e plotë të qirasë, sipas vlerës së tregut për familjet që janë dëmtuar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019. Nuk është vetëm një vendim financiar, është edhe një vendim për thjeshtimin e procedurave se si këto familje duke nisur nga nesër, do aplikojnë për të marrë 100% qira, sipas vlerës të tregut”, u shpreh Veliaj.

Më tej, ai sqaroi se përfitojnë pagesën e plotë ato familje që i janë dëmtuar shtëpitë, dhe që nga akt konstatimet e hartuara nga Instituti i Ndërtimit, është arritur në konkluzionin për evakuimin e tyre nga këto banesa.

Vlera e pagesës, sipas vlerës së qirasë së tregut të lirë sipas strukturave përkatëse të apartamenteve, të jetë si më poshtë:

  1. Qiraja për strukturën e apartamentit për 1+1, 18 mijë lekë.
    b. Qiraja për strukturën e apartamentit për 2+1, 220 mijë lekë.
    c. Qiraja për strukturën e apartamentit për 3+1, 270 mijë lekë.

Ndërkohë që sipas vendimit, familjet që aplikojnë për përfitimin e pagesës së qirasë, duhet të depozitojnë pranë njësisë administrative ku kanë vendbanimin e tyre, dokumentacionin si më poshtë:

  1. Formularin e aplikimit, i cili gjendet pranë njësisë administrative, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi;
    b. Akt konstatimi i Institutit të Ndërtimit;
    c. Certifikatë familjare;
    d. Numrin e llogarisë bankare, ku do të derdhet pagesa e qirasë.
    Aplikimi dhe dokumentacioni, dorëzohet pranë njësisë administrative përkatëse.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT