Mesfushori danez Kristian Eriksen la dje ambientet e spitalit, pas ndërhyrjes së suksesshme kirurgjikale, ku në zemrën e tij vuri një defribilator. Pasi doli nga spitali, Eriksen ka vizituar shokët e tij të skuadrës, dhe i ka motivuar për ndeshjen e radhës.
Bashkëshortja e tij ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, duke deklaruar se ndihet mirë, dhe se ka nevojë për pushim dhe qetësi.
“Eriksen ndihet mirë. Tani jemi të gjithë bashkë, dhe ai ka nevojë për pushim dhe qetësi”, ishin këto fjalët e bashkëshortes së fantazistit të Danimarkës, ku kërkon të rigjejë përsëri normalitetin.
Numri “10” i Danimarkës gjatë muajit korrik do të jetë në Milano, dhe aty do të merret çdo vendim me stafin mjekësor të Interit. Eriksen aktualisht po qëndron në vilën e tij në qytetin e Odenses, dhe do të kryejë çdo kontroll të mundshëm mjekësor.