E shtunë, 12 Qershor, 2021
27.5 C
Tirana

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit kërcënohet në vendin e punës

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit është kërcënuar rëndë në vendin e punës, dhe ka përfunduar në polici. Prindon Sadriu, pas formimit të qeverisë së Albin Kurtit dhe shkarkimit të ambasadorëve politikë me dekret të presidentes Vjosa Osmani, është duke udhëhequr Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut. Ai është kërcënuar në vendin e punës nga një koleg, raporton “Indeksonline”.

Çfarë ka ndodhur?

Gjatë së martës, burri i Presidentes Osmani teksa ka qenë duke punuar në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, në zyrë i është futur një ish-koleg. Ky i fundit, me dekret të presidentes Osmani është liruar nga detyra. Ai ka kërkuar sqarime nga burri i presidentes Osmani rreth arsyes së shkarkimit të tij. Gjatë bisedës i dyshuari kishte kanosur ankuesin (Prindon Sadriun) duke i thënë se nuk intereson nëse dy familjet do të jenë në konflikt ose në gjak mes tyre, dhe se dikush për këtë çështje do të mbajë përgjegjësi.

Pas kësaj bisede, në orët e pasditës së datës 9 qershor, Prindon Sadriu e raporton rastin në policinë e Kosovës. Vepra është duke u cilësuar si “Kanosje”.

Karriera/ Prindon Sadriu, diplomat

Prindon Sadriu është diplomat i karrierës në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Në korrik të vitit 2019 është emëruar në postin e zëvendës-shefit të misionit të Kosovës në Maqedoni, ku mban gradën e ministrit në shërbimin diplomatik të Kosovës. Muajin e kaluar, me anë të dekreteve, Vjosa Osmani ka shkarkuar 12 ambasadorë të Kosovës nëpër botë, me arsyetimin se janë të emëruar politikisht.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shpërthimi i kontrolluar i ‘gjobës’ Becchetti

Nga: Agim Baçi Dikur qarkullonte në internet një letër që një vajzë i dërgonte së ëmës, e cila në thelbin e saj lidhej me gjetjen...

Uells-Zvicër/ Pjesa e parë pa gola, portierët vendimtarë me pritjet e tyre

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura, pjesa e parë e ndjeshjes midis Zvicrës dhe Uellsit. Një 45 minutësh ku spektakël dhuruan portierët e skuadrave...

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, zbulohet makina me të cilën janë larguar autorët

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 20-vjeçare britanike Caroline, e ndodhur pak javë më parë në Greqi. Në emisionin e gazetarit grek...

Fati i kryetarit të PD-së, 3 kandidatët që do të sfidojnë Lulzim Bashën

Nga: Marsela Sinani Lulzim Basha 47 vjeç, Fatbardh Kadilli 55 vjeç, Edith Harxhi 48 vjeçe dhe Agron Shehaj 44 vjeç, aderojnë në të njëjtën parti,...

Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka bërë një paralelizëm të situatës aktuale politike në Shqipëri, të asaj para disa viteve në...