E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

“Bashkëqeverisje kur të shkëputesh nga Berisha”, Basha kërcënon Ramën me SPAK

Në kohën kur ish-kryeministri Berisha ka shtuar dozat e akuzave për një afrim të kreut të PD-së me kryeministrin, ky i fundit ka provokuar Bashën. Dje në Kuvend, kryeministri Edi Rama vijoi me provokimet ndaj kreut demokrat Lulzim Basha, duke krijuar sa më shumë debate dhe reagime. Kryeministri i bëri thirrje Bashës që të mos imitojë Berishën, dhe të kthehet në origjinal. Rama tha se Basha nuk mund të konkurrojë dot Berishën, teksa u shpreh se nuk mund të pranojë gjuhën e tij në Kuvend pasi e konsideron mik.

Teksa ironizonte, Rama tha se kur Basha të kthehet tek origjinali dhe të mos kopjojë më Berishën, atëherë mund të bëhet gati për bashkëqeverisje. Kjo deklaratë nga mediat pranë Berishës është marrë si konfirmim se Basha dhe Rama janë së bashku. “Nëse do debat idesh, debat argumentesh, debat opinionesh, interpretimesh faktesh, bëje, e nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, mos u anko që të vjen foltorja në bisedë. Nëse vjen këtu e lëshon të shara, e akoma se di nëse je në gjumë apo realitet. Dil këtu, thuaj ato që ke për të thënë dhe mos u fut në garë se kush shan më shumë.

Për të shara, nuk e konkurron njeri ustain, është sharësi dhe shpifësi më i madh që ka jetuar në hapësirën shqiptare. Bëj debat, e mos hy në historirat si klinika, sepse ti je shumë larg, ai është origjinali dhe ti kopja. Kur të kalosh nga kopja te origjinali, atëherë kushedi ndodh dhe bëhesh gati për bashkëqeverisje”, tha Rama.

Sakaq, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka dërguar mesazhe të forta ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha u kujdes që të fliste edhe për situatën brenda PD-Së, ndërkohë që premtoi se do ta çojë deri në fund spastrimin e Partisë Demokratike nga parazitët. Madje duke shigjetuar hapur ish-kryeministrin Berisha, Basha pranoi se PD-ja në këto 30 vite të ekzistencës së saj, dhe kur ka qenë në pushtet ka bërë faje.

Lexo edhe :   Aksident i qëllimshëm ndaj ish-kryeministrit Berisha? Ja ç’thotë truproja

“Vetëpërmbajtja e këtyre viteve ka qenë forca ime, jo dobësia ime. Ka qenë dhe bindja ime shpeshherë e gabuar për një diferencë absolute midis palëve. Nuk ka diferencë absolute, po padiskutim jemi të pakrahasueshëm. Më i keqi dhe më hajduti i qeverisjes tonë, i cili meqë ra fjala, s’ke arritur të çosh para prokurorisë, nuk krahasohet me më të mirin tuaj. Megjithatë, ne e kemi nisur dhe do ta çojmë deri në fund pastrimin tonë.

Unë nuk pështy mbi 16 vite bashkëpunimi dhe partneriteti me Sali Berishën. Nuk pështy. Sikundër nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty tek citon ndoshta në çdo sens të përbaltjes, të llumit, të gënjeshtrave, të renave. Sigurisht vetëdijësohem për gabimet tona, për këto 16 vite dhe për këto 30 vite si PD”, deklaroi ai.

Lexo edhe :   Masakrimi i masakrës

Basha premton për spastrim të PD-së

Nga foltorja e Kuvendit, Basha siguroi qytetarët se përmes Komisioneve Hetimore, do të hetohen edhe të korruptuarit që kanë qenë pjesë e qeverisë së PD-së, duke shigjetuar kështu edhe ish-kryeministrin Sali Berisha. “Unë kam guximin që në atë Komision të inceneratorëve do të hetohen të gjithë edhe llumi dhe të korruptuarit gjatë qeverisjes tonë. Ti që thua moratorium heshtje, që guxon të më përmendësh mua heshtjen, ti more pse nuk i arrestove ata tetë vjet? Pse nuk i çove në Prokurori? Pse nuk i dënove? A më fal, sepse e ke ortak, nga Elbasani në Shijak, apo se ta ka qejfi t’i greposh e t’i gradosh për t’i hedhur kundër opozitës? Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje katër vitet e para sepse me të vërtetë isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua. Por tani t’i ka mësuar gjithë bota. Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër”, u shpreh ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...