Kryesore

Bashës nuk i del inati me Ramën: Po drejton vendin me bandat e tij, jemi në kulmin e krizës

               Publikuar në : 14:13 - 13/06/19 M. S

Kryedemokrati Basha, në një prononcim për mediat, iu rikthye edhe një herë akuzave në drejtim të qeverisë, me theks të veçantë në krimin e organizuar dhe blerjen e zgjedhjeve. Ai tha qartësisht se kriza ka kapluar vendin, ku drejtohet nga bandat të cilat dirigjohen nga kryeministri Rama.

“Shqipëria sot nuk prodhon asgjë. Kriza ekonomia shkatërron edhe ato pak biznese të ndershme. Qindra milionë euro në duart e krimit të organizuar.

Asgjë nuk bëhet më në këtë vend, pa patur lejen e Ramës. Në shkelje të ligjeve, çdo kush që kërkon të përparojë e të bëjë progres përmes jetës së ndershme, nga profesionisti tek juristi, inxhinieri, gjenden qindra pengesa.

3 vite pas kalimit të reformës në drejtësi, Tahiri është ende i lirë. Dritan Dajtit i është ulur dënimi, vetëm 3 ditë më parë gazeta më e madhe në Europë, e përditshmja “Bild” botoi 5 përgjime, të cilat në verifikimin e shërbimeve gjermane janë autentike dhe pjesë e dosjes 339/1. Çdokush u trondit edhe pse të gjithë e dimë si u bënë zgjedhjet e 2017”.

 

 

 

 

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT