Bashën apo Ramën? Cana tregon se cilin do të votojë në 25 prill

Ish-kapiteni i kombëtares, Lorik Cana, edhe pse i lindur në Kosovë dhe prej shumë vitesh jeton në Europë, ka pasaportë shqiptare dhe do të ushtrojë të drejtën e votës në 25 prill.

Sigurisht, vota është e fshehtë, por jo për Canën, i cili e ka deklaruar hapur votën e tij, pasi u pyet nga një fans në rrjetet sociale.

Basha apo Rama?

“Me Bashën nuk kam pasur fare afrimitet, kurse me Edin kam miqësi. Nuk kam dyshime, nëse do të votoj do zgjedh Partinë Socialiste dhe Edi Ramën. Shqipëria ka bërë progres, mendoj se Rama e meriton mandatin e tretë”, tha Cana.