Basha: Turqia vend aleat, por Shqipëria ka vetëm një rrugë, integrimin në BE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar marrëdhëniet e krijuara gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama me Turqinë dhe ndikimin e përfolur në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në 5 pyetje nga Babaramo, Basha tha se Turqia është një aleat për Shqipërinë, por theksoi rruga e vendit është vetëm një, ajo drejt Bashkimit Europian.

Lulzim Basha: “Faktori ndërkombëtar ka pasur një ndikim dhe e bën nëpërmjet institucioneve OSBE-ODIHR, SHBA, Parlamenti i Europës. Ato kanë qenë të qarta se sa vendimtare janë këto zgjedhje, janë parakusht për hapjen e negociatave dhe në dorë të shqiptarëve është hapja e rrugës Europiane, apo të rrezikojmë një izolim të dytë në raporto SHBA-Shqipëri, shqiptarët janë të vëmendshëm dhe të qartë.

Turqia është një vend aleat në NATO na ka ndihmuar në momente të tjera të rëndësishme dhe jam e bindur që qeveria e 25 prillit do të ndërtojë një marrëdhënie bilateriale, pa personalizim dhe duke kontribuar në një klimë normale të një besimi reciprok. Turqia është një aleat i rëndësishëm për Shqipërisë, por është e padiskutueshme dhe aspak në kontradikta në marrëdhëniet ndërkombëtare, që ne Kemi një drejtim, anëtarësimi në BE”.