E premte, 15 Tetor, 2021
10.5 C
Tirana

Basha tregon planin për aksionin opozitar: Është koha të ndizen shpresat

Kreu i PD-së Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me strukturat e djathta në Berat. Përgjatë një fjalimi të mbajtur para banorëve, Basha theksoi se ndihet falënderues për të gjithë ata që refuzuan zgjedhjet e 30 qershorit.

Basha foli edhe për planin për aksionin opozitar, duke i mëshuar faktit se do të vazhdojë me protestat dhe denoncimet: “Është koha të ndizen dritat e shpresës.

Ne do të vazhdojmë me një vazhdim të qëndresës, denoncime, protestat, por dhe planin tonë për të ndryshuar vendin.  Sot jam në Berat me demokratët e Beratit për t’i falënderuar me shumë mirënjohje jo vetëm strukturat tona të PD-së për betejën e jashtëzakonshme që kanë bërë kundër krimit, kundër korrupsionit po në veçanti që së bashku me qytetarinë beratase ia kanë dalë të vrasin frikën, të ringrenë kurajën qytetare dhe të vetëdijësojnë të gjithë qytetarët e Beratit pavarësisht bindjeve politike për nevojën akute për ndryshim. Dhe kjo u duk më së miri dy javë më parë ku qytetarët e Beratit në masë, të cilëve iu shpreh mirënjohjen nga zemra për qytetarinë e treguar me aktin e tyre, refuzuan regjimin e Edi Ramës, e refuzuan demokratët, mbështetësit tanë dhe socialistët e ndershëm.

Pjesëmarrja në Berat ishte nën mesataren kombëtare që do të thotë se edhe në Berat socialistët janë vetëdijësuar se rruga e çlirimit të partisë së tyre nga tutela e krimit kalon nga qëndrimi krahë për krah me qytetarët e tjerë të Beratit, në betejën tonë për vlera, për vlera, liri e mundësi për çdo qytetar. Unë dhe PD e konsiderojmë këtë refuzim të regjimit të Edi Ramës si një përgjegjësi të madhe për t’i dhënë qytetarëve të Beratit rrugën e ndryshimit, rrugën e transformimit ekonomik që do të mundësojë liri ekonomike, konkurrencë ekonomike që do të mundësojë që t’i jepet fund varfërisë ekstreme”.

Lexo edhe :   Rama: Do ngremë satelitët shqiptarë në orbitë, Basha: Njerëzit vuajnë për bukë
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Kosova reagon ndaj deklaratës së Josep Borrell

Kosova reagon pas deklaratës së kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, i cili ndër të tjera, aksionin e policisë kundër kontrabandës në veri të Kosovës...

Moti për nesër/Reshje shiu në formë shtrëngatash dhe ulje temperaturash

Edhe për ditën e premte, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht (orët...

Një paketë alternative për përballimin e krizës së energjisë

Nga: Arben Malaj Përballë kësaj krize Rama theksoi se “plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjetike ka tri pika: 1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë;...

Banori i “Big Brother Vip” plas “bombën”: “Për’puthen” është me skenar

Arditi, një nga personazhet e "Big Brother Vip", ka bërë një deklaratë të fortë për emisionin “Për’puthen”. Ai ka thënë se ky format krijohet...

Paloma në rolin e “fallxhores”, ja çfarë parashikon për Ilirin (VIDEO)

Paloma brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ka bërë edhe rolin e fallxhores. Ajo së bashku me Ilirin, u dënuan për shkak të disa...