E hënë, 6 Dhjetor, 2021
11.5 C
Tirana

Basha të thërrasë SPAK-un!/Ngjela: Berisha synon grusht shteti

Avokati i njohur Spartak Ngjela, e ka konsideruar si të kundërligjshme mënyrën e depozitimit të 4200 firmave nga ana e grupit të mbështetësve të ish-kryeministrit Berisha. Teksa analizonte situatën në studion e “Breaking” në TopNews, ai tha se kjo është tipike akti i shkeljes së ligjit, dhe se jemi drejt një organizimi të një grusht shteti. Avokat Ngjela kërkoi nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që të thërrasë menjëherë policinë e SPAK, për shkeljen e procedurës ligjore të depozitimit të firmave.

“Kjo është tipike akti i shkeljes së ligjit. Lidershipi i PD-së nuk ka koshiencën ligjore, jemi drejt një organizimi të një grusht shteti. Unë do t’i drejtohesha SPAK-ut. PD nuk ka koshiencë juridike, ka marrë fund ajo. Çdo gjë duhet të jetë transparente, si mund të bësh veprime klandestine. Kujt ia fshehin? Ato janë hapur, ato duhet ti nxjerrin në sistem të plota. Me një padi e kisha mbyllur unë këtë. Vjen policia e i kap prej rreckash”, tha Ngjela.

Avokati theksoi se: “Nuk ka Kuvend, janë gënjeshtra për të bërë përshtjellim. Kur mblidhen 4 mijë firma, thirrja bëhet në media. Kamerat shkojnë atje dhe venë e firmosin, janë klandestinë të revolucioneve mafiozë. Nuk e nxjerrin dot se nuk kanë strukturën e partisë me vete. E dyta, kanë kontrollin amerikan. Ku e dimë se ç’ndodh tani e prapa, se ka kërkime ndërkombëtare”.

“Sali dhe të tjerët e bëjnë për të shpëtuar pronat e paligjshme. Nuk e bëjnë dot se destabilizohet Shqipëria. Edhe këta mos i kujtoni e janë të pavarur, e kanë ndonjë lidhje. E patë se çfarë ndodhi në Bosnje? E mbyllën menjëherë amerikanët. Dhëntë Zoti që këtë rrugën klandestine të mos e drejtojë Moska. Ka një konflikt amerikano-rus dhe në Kosovë, Malin e Zi, edhe në Shqipëri mund të ndodhë kjo”, tha Ngjela.

Berisha po bën ç’është e mundur për të thirrur Kuvendin dhe larguar Bashën, pavarësisht statutit apo shkeljeve që mund të jenë bërë me firmat. Nga ana tjetër, kemi amerikanët që po dërgojnë mesazhe nga dita në ditë. Një delegacion me 3 kongresmenë dhe 1 senatore erdhën në Tiranë. Ata u takuan me Bashën, dhe i dhanë atij mbështetje.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Jam në Dubai, s’jam arratisur”/ Nipi i deputetit të PS-së: Ngjarje e stisur

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja konfirmon se nuk është arratisur, pasi akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë, kanë...

E shkarkuat Bashën, e pastaj …?

Nga: Artur Ajazi Foltoristët dhe kryetari i tyre Sali Berisha, po numurojnë me padurim të madh, sa ditë dhe sa orë, kanë mbetur deri ditën...

Dy raste me Omicron në Greqi

Me variantin Omicron u diagnostikuan dy rastet e dyshimta që ishin futur në mikroskopin e studiuesve të Greqisë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kishin...

Ne përmbytemi rregullisht, e nuk vëmë mend nga asnjë fatkeqësi

Nga: Mentor Kikia Ka ndryshuar klima o budallenj! Duhet të ndryshojmë dhe ne, ndryshe do të ngordhim. Vetëm pas një jave me reshje, vjen paralajmërimi i...

Jean Todt mbështet ndërtimin e automotoparkut në Elbasan

Më herët, kreu i DPSHTRR Blendi Gonxhe njoftoi se në Elbasan do të ndërtohet automotoparku i parë në Shqipëri, për të mundësuar edhe zhvillimin...