”Basha të largohet”/ Nishani: Duhet një model i ri për tëmundur Ramën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani deklaroi se kryedemokrati Lulzim Basha është përgjegjësi kryesor për dështimin e projektit për të kthyer opozitën në pushtet.

I ftuar në “Live Cim Peka”, Nishani u shpreh se Partisë Demokratike i duhet një model i ri për të mundur kryeministrin Edi Rama.

Bujar Nishani: “Rama nuk ndryshon. Unë nuk po them që e keqja e këtij vendi është Lulzim Basha, por është Edi Rama. Lulzim Basha është përfaqësuesi i një projekti që sot është i pamundur për të rrëzuar Ramën, i pazoti me këtë model që përfaqëson. Pra duhet një model i ri për ta mundur Edi Ramën.

Po nesë do çohen në kutitë e votimit 56 përqind e shqoptarëve do ta mundim çdo bandë të Ramës. Ky është dështimi. Dhe ky projekt i Bashës që ka 8 vite që e paraqet, edhe 20 vite të jetë, nuk do i realizojë dot ëndërrat e shqiptarëve”.