E premte, 26 Shkurt, 2021
10 C
Tirana

Basha takon komisioneren e BE: Do përmbushim kushtet për hapjen e negociatave

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me Komisioneren Europiane për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson.

Pas këtij takimi, Basha ka zbardhur disa nga çështjet e diskutuara. Ai tha se e ka njohur komisioneren Johansson me disa nga angazhimet e PD, prej tyre përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Lulzim Basha: “E njoha atë me planin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E njoha me planin tonë antimafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Me komisioneren kam bashkëpunuar ngushtësisht kur hoqëm vizat dhe kujtuam se si bashkëpunimi i atëhershëm, pra kushtet që çuan tek reformat dhe reformat që çuan tek të mirat që gëzojnë sot shqiptarët, pasaportat biometrike, kartat e identitetit sollën diçka të paimagjinueshme para 11 vitesh.

Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat që Shqipëria dhe shqiptarët të fitojnë të tjera të mira materiale që do të vijnë nga procesi i integrimit të vendit. Angazhimi për këto kushte do të sjellë një përmirësim real të jetës”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Bardhi kallëzon Ballën në SPAK: Vartësit e tij kërcënojnë qytetarët për votën

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Gazment Bardhi, ka kallëzuar penalisht në SPAK rivalin e tij në këtë qark, Taulant Ballën. Gjatë intervistës në emisionin...

UNICEF sjell në Kosovë shiringa për vaksinën kundër Covid-19

Shefi i zyrës së UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë) në Kosovë, Murat Sahin përmes një postimi në llogarinë e tij në...

Kush do i fitojë zgjedhjet e 25 prillit? Del sondazhi i IPSOS

Top Channel në bashkëpunim me gjigantin botëror të sondazheve, kompaninë IPSOS, publikon të dhënat e sondazhit për zgjedhjet e 25 Prillit në emisionin “Open”...

Studimi i ri: Ja çfarë ndikimi ka mbajtja e maskës në rrahjet e zemrës

Studiuesit në Spitalet Universitare Rainboë Babies & Children (UH Rainbow), botuan të mërkurën të dhënat e një studimit të ri, që tregon se mbajtja...

Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Bamir Topit nga FRD? Bardhi zbardh detaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëherazi drejtues politik në Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi, komentoi mbrëmjen e sotme largimin e Bamir Topit nga...