Kryesore

Basha: S’mundet që 150 milion dollarë të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë


               Publikuar në : 19:59 - 07/12/19 M D

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan ndër të tjera se në Shkozet ka familje “që jetojnë me qira, të papunë, me fëmijë të sëmurë dhe që vazhdojnë të flenë jashtë”.

Basha pohon se këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet ‘70.

“Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit”, deklaron Kryetari i PD.

Postimi i plotë i tij: “Në Shkozet, familje që jetojnë me qira, të papunë dhe me fëmijë të sëmurë, vazhdojnë të flenë jashtë. Ata thonë se askush nuk është interesuar për ta, as për t’u sjellë një batanije në këtë të ftohtë, aq më pak për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Këto familje janë zhvendosur në banesa të improvizuara në objekte që më parë kanë qenë magazina të ndërtuara pa cilësi në vitet ‘70. Duhet një ndërhyrje e menjëhershme për t’u ardhur në ndihmë këtyre banorëve.

Nuk mundet që 150 milion dollarë të taksave të shqiptarëve të shkojnë për 10 oligarkë dhe qytetarët të lihen në mëshirë të fatit. Duhet të nisë sa më parë riparimi i banesave dhe prandaj duhet përfunduar vlerësimi i shpejtë, i drejtë dhe profesional i dëmeve të shkaktuara.

Vonesat dhe zvarritjet tani që po hyjmë në javën e tretë pas tragjedisë, nuk mund të tolerohen. Çdo inxhinier i gatshëm për të kontribuar në përshpejtimin e vlerësimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti, duhet angazhuar. Sa më shumë zvarritet ky proces, aq më shumë rëndohen vuajtjet e njerëzve dhe pasojat ekonomiko dhe sociale”.

Kthehu
WhatsApp Denonco ne TT