Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është prononcuar për herë të parë për mediat sa i takon disfatës së pësuar në zgjedhjet e 6 marsit. Kandidatët e PD-së, përveç Rrogozhinës, kanë dalë të tretët në pesë bashkitë e tjera. Ai e ka justifikuar me faktin se kjo ka ardhur për shkak se populli nuk mori pjesë në votime, pasi ka humbur besimin.
Kryedemokrati ka akuzuar se janë kërcënuar komisionerët e tij, dhe për këtë ka bërë me dije se do të padisë në SPAK për Bashkitë e Shkodrës, Rrogozhinës, Lushnjes dhe Dibrën, ndërkohë më herët ka bërë kallëzimin për Bashkinë e Vorës.
“Së pari dua që procesi të përfundojë dhe i bëj thirrje numëruesve që të vazhdojnë deri në fund, e kam bërë të qartë që 6 marsi ishte anomali e një anomalie. Ishin zgjidhjet moniste të qershorit, që katër kryebashkiakët monistë ishin me rekorde kriminale. Në këto kushte ku nuk ka asnjë reflektim, mendoj se shumica dërrmuese e shqiptarëve e kanë kuptuar nevojën për një reformë të thellë zgjedhore.
Mbron ata dhe që jep llogari para tyre. Sot kemi një sistem politik i cili është vënë në shërbim të një grushti politikanësh të cilët e kanë kthyer atë në një pushtet që i varfëron. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që 6 marsi është një anormalitet.
Asgjë nuk ka ndryshuar në raport me krimet zgjedhore. Problemet janë thelluar. Me mospjesëmarrje të madhe me një numër rekord votuesish. Qytetarët e braktisën procesin zgjedhor, sepse nuk kishte asnjë garanci shtesë. PD-së iu mohuan komisionarët. Aleanca e “Non Gratave” kërcënoi komisionerët vendas”, tha Basha.
Basha: Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time!
Lulzim Basha tha para gazetarëve se ai nuk ka humbur asnjë garë në jetën e tij. Basha tha se askush nuk e ndal në reformimin e PD-së, dhe në rikthimin tek demokracia në procesin zgjedhor.
“Ne mbetemi të palëkundur. Jam i gatshëm të jap nga vetja ime për të vazhduar dhe për udhëhequr PD-në dhe për të mos realizuar asnjë skenar të regjimit. PD nuk është pronë personale”, tha Basha.
Pse rrini pas 6 humbjeve radhazi?
“Unë nuk kam humbur asnjë garë në jetën time, po për këtë do të kemi kohë të flasim. Unë e kuptoj shqetësimin personal të atyre që e bëjnë për interesa personale. Lufta ime nuk është për fatin tim personal. Kushdo që më kërkon të braktis betejën time, që është t’u rikthejmë shqiptarëve rikthimin tek demokracia në procesin zgjedhor dhe përshpejtimin e PD-së drejt kthimit te demokratët”, tha Basha.