E mërkurë, 13 Tetor, 2021
14.5 C
Tirana

Basha! S’futesh dot në histori duke ndryshuar 2008, por duke fituar

Nga: Ben Andoni

Në fjalën e tij të gjatë në Këshillin Kombëtar, kryetari i rishtas-zgjedhur i PD-së, Lulzim Basha u mundua të prekë shumë gjëra për të ardhmen e partisë së tij. E themi e tij sepse tashmë asgjë nuk e pengon më t’i japë të përzgjedhurve të tij krejt formën dhe idetë e veta të rezistencës në opozitë. Për ish-presidentin Nishani, një nga funksionarët e kësaj partie dhe tashmë i shmangur haptas, ky ishte hapi i parë i nënshtrimit dhe futjes kokulur në parlamentin e vendit. Për të tjerët, mëtonjësit e postit të tij, një farsë të cilës i dukej fundi qysh në nisje. Megjithatë, kryetari Basha ka dhënë shenja kthjellimi, që nëse nuk janë në vazhdën e pasojave të Majit të vitit 2017 duhen respektuar.

Kështu, në fjalën e mbajtur para Këshillit të ri të PD-së, ai kujtoi paktin e vitit 2008 Berisha-Rama, të cilët ndryshuan sistemin zgjedhor në vend. Asokohe, justifikimi ishte i pranueshëm për publikun: Të zvogëlohej sa më shumë konflikti pa logjikë i dy forcave politike. Ashtu si ndodh, zakonisht kur ndryshimet kushtetuese bëhen vetëm nga politikanët, kjo marrëveshje rezultoi një nga më të hidhurat në vend. Kujtimi i Bashës për 2008 në të vërtetë është i duhuri por nuk e justifikon prishjen e paktit dhe shmangjen e tij deri më tani. Asokohe, ndryshimet u ndërmorën si një nevojë e madhe për ndryshime rrënjësore, në mënyrë të kishte një demokraci funksionale. Sot, e bërë nga politika, thjesht duket një gjysmë-rokadë, ku vendin e Berishës, që me sa duket do të mënjanohet në të ardhmen prej PD-së, duhet “t’i jepet” Bashës. Ky i fundit ka edhe një problem shumë të madh me këto ndryshime dhe kjo lidhet me atë që ndodhi me paktin e tij me Ramën në vitin 2017, e cila i humbi kauzën e protestës PD-së dhe aleatëve të saj por më shumë se kaq nuk u bë asnjëherë e njohur për publikun.

Lexo edhe :   Të gjithë ata që udhëhiqen nga motoja "pas meje qameti"

Me pak fjalë, ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 do të ishin aq të mëdha saqë jo thjesht ndryshuan shumë raportet e liderit me pjesën tjetër të anëtarësisë në dy formacionet politike, por ato ndryshuan shumë edhe raportet institucionale, të sanksionuara qysh nga Kushtetuta e vitit 1998. Për fat të keq, ashtu si ndodh në vitet e fundit, ato thjesht për hir të qetësisë morën dhe të gjithë mbështetjen pa sens nga faktori ndërkombëtar i vendit, e vërtetë, vetëm pak vite më vonë do të tregonin se nuk ishin të duhurat.

Lexo edhe :   "Një vdekje pa zhurmë, por e sigurt”/Vokshi reagon për Nokën

Viti 2008 i mësoi shqiptarëve se ndryshimet në Kushtetutë nuk mund të kryhen vetëm nga klasa politike dhe sidomos me anë të procedurave formale e të shpejta. Kjo, e para, sepse shumë nga politikanët shqiptarë kanë kulturë të munguar juridike dhe e dyta mungesa e juristëve konstitucionalistë dhe sidomos mungesa e diskutimeve, debatit dhe ekspertizës së nevojshme nuk të çon gjatë, ashtu edhe si ndodhi me krizat e përsëritura pas 2008.

Qysh atëherë, si pasojë, parlamenti ynë është mbushur me figurat groteske shumë syresh me nivele intelektuale shumë më poshtë se mesatarja publike e qytetarit shqiptar.

Duke ardhur në fund, Basha është për t’u vlerësuar për këtë hap, megjithëse dukshëm është një stërkëmbës i lehtë për paraardhësin e tij, Berisha, anipse fillimisht duhet të na tregojë sesa dijë të fitojë realisht. Fillimisht, me procedura të ndershme dhe të drejta në parti dhe pastaj në zgjedhje, të cilat i ka humbur. Është kaq e thjeshtë dhe kaq e dobishme, nëse do të duhej të zhbëhej edhe 2008. (Javanews)

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Sa do të shtrenjtohet energjia?

Qoftë për ngrohje, furnizim me karburant, apo për faturën e energjisë elektrike: konsumatorët duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë para për energji. Cilat...

Si po tallet Sali Berisha me viganët e historisë

Nga: Pajtim Bello Sali Berisha, si në fillimet e 1991, kërkon të sëmbojë demokratët e Kukësit duke evokuar historinë e trevës së tyre. Sjellje tipike...

Mashtrimi me kreditë/Lihet në burg infermierja, lirohet bashkëpunëtorja

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi vendimin "arrest me burg" për infermieren Elisabeta Bardhollari dhe "arrest shtëpie" për Orjada Hoxhën, pasi akuzohen për...

I mori jetën gruas në sy të foshnjes/Piloti 33-vjeçar nuk kishte bashkëpunëtor

Autoritetet greke kanë dalë në përfundimin, se në krim për vrasjen e 20-vjeçares Caroline Crouch në muajin maj në Greqi është i shoqi 33-vjeçar,...

Herët a vonë të gjithë do të thonë: E dua Doktoreshë Albanën

Nga: Lorenc Vangjeli Doktoreshë Albana Fico është një emër shumë i njohur në Tiranë. Në një kohë tjetër, ajo dhe shumë kolegë të tjerë si...