Basha: Sfida më e madhe pas 25 prillit, frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi sot një takim online me studentë dhe përfaqësues të EDS (European Democrat Students).

Të pranishëm në këtë takim ishin Carlo Angrisano, president i EDS dhe Dr. Tobias Rüttershoff, drejtor i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Gjatës fjalës së tij, Basha u shpreh se të rinjtë duan të largohen nga vendi për shkak të keqqeverisjes dhe për këtë arsye, që të fitojë rinia duhet të largohet kryeministri Edi Rama.

Ndër të tjeram, Basha tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë.

Lulzim Basha: “Faktet flasin vet, 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi. 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase. Të parën deri diku edhe mund ta mirëkuptoja nëse do të ishte për të studiuar jashtë, sepse kjo është një ëndërr legjitime dhe nesër një nga projektet kryesore të qeverisë që do të dalë nga vota e 25 prillit. Por e dyta, dëshira për të mos u kthyer por për të vazhduar jashtë Shqipërisë është një katastrofë kombëtare, të cilës ne mund, duhet dhe do t’i japim fund me programin tonë ekonomikë e në veçanti me programin tonë për rininë. E vërteta është fare e thjesht, që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën. Njeriun që ka marrë peng vendin dhe fatet e tij, njeriu që ka marrë peng fatet e rinisë shqiptare”.