E enjte, 20 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Basha respekton urdhrin e Ramës, me maskë në konferencë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa ka zbatuar vendimin e qeverisë për mbajtjen e maskës, tha në një konferencë për shtyp nga selia blu se situata po rëndohet çdo ditë, për shkak të shpërfilljes. Ai ngriti edhe një herë shqetësimin mbi shëndetësinë, dhe pamundësinë e qytetarëve për të blerë ilaçe.

“Spitalet janë kthyer në vatra infeksioni. Shifrat që qeveria jep, janë në rastin më të mirë kundërthënëse. Shikoni vetëm shpalljen e kapaciteteve të spitaleve. Sa shtretër thonë që kanë në dispozicion. Këta kanë gënjyer 6 muaj për pandeminë”, u shpreh Basha.

Më tej, ai tha se tani është koha që lekët e taksapaguesve shqiptarë t’ju kthehen atyre për emergjencën ekonomike dhe jo të shkojnë të inceneratorët. “Ju sigurioj se herët a vonë, fatura nga vjedhja me inceneratorët do të jetë dyfish më e lartë për atë, për vetë faktin se nuk e ndali edhe kur njerëzit kishin nevojë. Tani është momenti që lekët e shqiptarëve të shkojnë te nevojat dhe emergjencat ekonomike. Edhe në Zimbabve ministrin e inceneratorëve e futën në burg”, deklaroi kreu i PD.

Basha ka i ka bërë thirrje qeverisë që të zbatojë planin me 5 pika të Partisë Demokratike. “U shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve të viktimave të COVID-19! Shpreh solidaritetin dhe përkrahjen e plotë për familjet e të sëmurëve që trajtohen në spitale apo në shtëpitë e tyre. Plani me 5 pika, përballje me aspektin shëndetësor ekonomik dhe social të pandemisë. Plani me 5 pika, jo përpjekje për kredi politike, por adoptim i praktikave më të mira të rajonit”, tha Basha.

Lexo edhe :   Meta dekreton zgjedhjet pas takimit me Ballën, nuk "pyet" Bashën e Kryemadhin
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Basha pritet me protesta në Laç, ndërhyn menjëherë policia

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është pritur me protesta në qytetin e Laçit. Simpatizantë të Partisë Demokratike që nuk janë dakord me të, kanë...

Meta ia merr këngës me Bujar Qamilin në Shkodër (VIDEO)

Për pak çaste, kreu i shtetit ka harruar zhvillimet politike, duke iu dedikuar pak vetes. Presidenti Meta ia ka marrë këngës me këngëtarin e...

Përplasja te “5 Maji”, Rama: E mira e përbashkët nuk merret peng nga askush

Dje nisi aksioni për shembjen e banesave në lagjen “5 maji” në Tiranë. Forcat policore rrethuan zonën, pasi një pjesë e banorëve kundërshtuan shembjen...

Donaldi shpallet banori më i padëshiruar në “Big Brother” (VIDEO)

Dje në "Big Brother Vip", banorët zhvilluan një spektakël, ku secili rrëmbeu nga një çmim. Pas spektaklit, Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku...

Shpërthimi në Tonga, 500 herë më i fuqishëm se bomba atomike e Hiroshimës

Kombi i vogël ishullor i Tongës humbi një nga ishujt e tij më të vegjël, pasi një shpërthim gjigant vullkanik copëtoi tokën në copa...