Basha: Reforma energjitike e Ramës ka dështuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar në rrjetet sociale atë që ai i konsideron si dështime të Ramës.

”A ka dështuar reforma energjetike e Ramës?”-pyet Basha, duke u përgjigjur “Po”.

Ai e argumenton përgjigjen duke shpërndarë një artikull të BIRN me titull: “Katër vjet pas reformës energjitike, OSHEE mbyll vitin me 64 milionë euro humbje”.

Kryedemokrati ndalet te Kuvendi, duke shtruar pyetjen: “Rama premtoi fuqizimin e parlamentarizmit dhe përmirësimin e hartimit të legjislacionit. A e ka mbajtur këtë premtim?” Sërish përgjigjja e tij është: “Jo”.