E shtunë, 6 Mars, 2021
13 C
Tirana

Basha-Ramës: Për 8 vjet dështime fajin nuk e ka BE, por Tirja i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj vendeve të Bashkimit Evropian, pasi nuk mbështetën Ballkanin Perëndimor me vaksinat anti-covid.

Sipas tij, Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë. Basha shprehet se BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira.

Ndër të tjera, Basha tha se Rama ka dështuar në 8 vite pasi mijëra biznese dhe vende pune janë mbyllur.

”Shqipëria ka numrin më të lartë të bizneseve të mbyllura në rajon, ka numrin më të lartë të qytetarëve që humbën vendin e punës, ka ndihmën më të vogël ekonomike që një qeveri ka dhënë për qytetarët e saj, ka hajdutërinë më të lartë në Europë ndërsa Tirja në krye të qeverisë si asnjë kryeministër tjetër vazhdon të sulmojë BE-në.

Për 8 vjet mashtrime, dështime, vjedhje, varfëri fajin nuk e ka BE-ja, fajin e ka Tirja i qeverisë që i vjedh shqiptarët dhe u mohon edhe bukën e fëmijëve. Edhe një herë Rama fajëson të tjerët për qeverinë më të keqe në historinë e Shqipërisë.

BE ka qenë dhe është pranë nesh në ditë të mira e të vështira. Mirënjohja e shqiptarëve nuk do të mungojë kurrë. Pas 25 prillit ne do ta rikthejmë Shqipërinë në rrugën e duhur drejt destinacionit tonë të vetëm që është integrimi në BE.’’, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Angrisano thirrje të rinjve: Keni fatin që keni një udhëheqës si Lulzim Basha

Presidenti i “European Democrat Students” (EDS) Carlo Angrisano, mori pjesë në takimin online të kryedemokratit Lulzim Basha me studentë dhe përfaqësues të EDS (European...

Nuk shkon Çe Guevara në Shqipëri, Albin…

Nga: Skënder Minxhozi 577-vjetori i Beslidhjes së Lezhës, pastaj lule te Çerçiz Topulli e ndonjë anabas tjetër i ngjashëm, që nuk pata kohë ta vë...

E rëndë/ Prej një muaji e shtruar në Infektiv, 22-vjeçarja humb jetën nga Covid

Koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish në vendin tonë. Fatkeqësisht, një 22-vjeçare nga Kolonja nuk ka arritur ta fitojë betejën me virusin ndekjeprurës. E reja,...

Bajern-Dortmund/ Ja çfarë duhet të dini për klasiken gjermane

Bayerni, kryesues i Bundesligës, do të presë vizitën e Borussia Dortmundit në kryendeshjen e javës në Bundes. Fushë-beteja gati për "der Klassiker", një ndeshje...

Ekzekutimi i 31-vjeçarit në Vlorë, gjykata jep vendimin për një prej autorëve

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë ‘’Arrest me burg’’ për Hans Jonuzi, një nga autorët e vrasjes së 31-vjeçarit, Tauland Gjikaj. Ngjarja e...