Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama.
Pasi ky i fundit në një reagim për përmbytjet tha se opozita po kërkon që të bëjë komardare Tiren, sanitaren e prangosur për zhvatje dhe Nusretin, Basha shprehet se me gajasjet e veta, kryeministri nuk i mbulon dot dështimet e qeverisë.
Basha shton këtu darkën luksozë në Dubai dhe shumëfishimin e pasurisë së Ministrave të kabinetit të kryeministrit Rama.
”Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.’’, shkruan Basha në rrjetin social, Twitter.
Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 15, 2021