AA-Instant

Basha: Rama po e shtyn vendin drejt një konflikti civil

               Publikuar në : 13:44 - 12/01/19 S.N

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama se po e shtyn vendin drejt një konflikti civil.

Në një deklaratë për mediat, kreu i opozitës iu referua dhunës ndaj studentëve protestues, teksa bëri paralajmërimin në fjalë.

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”- tha Basha.

Po ashtu, Basha i bëri thirrje Prokurorisë që të nisë urgjent hetimet për dhunën ndaj studentëve të ngujuar, si dhe kërkoi marrjen të pandehur të administratorit Dafa, që kërkoi ndërhyrjen e policisë në auditorë.

“Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra studentë të ngujuar në fakultetet e Tiranës. Përkundër kushteve të vështira me një mendësi kriminale, Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët. Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë. Përshëndes sqarimin e rektorit Mynyr koni që dënoi aktin e pandodhur edhe në kohën e komunizmit, të futjes së policisë në auditorë dhe të pyesë se çfarë pret të marrë të pandehur Dafën për shpërdorim detyre, dhe zinxhirin e policisë”- tha Basha.

Kthehu