E mërkurë, 16 Shtator, 2020
21 C
Tirana

Basha: Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, Rama shkeli Kushtetutën

Më të lexuarat

VIDEO/ Shpërthimi në qendër të Tiranës, dyshohet për viktima

Publikohen pamje të reja nga ngjarja e rëndë që u regjistrua sot në kryeqytet, ku një makine iu vendos tritol. Bëhet me dije se ngjarja...

Kush është Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit që do të zëvendësojë Shahinin

Evis Kushi është prezantuar ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama, si ministrja e re e Arsimit në vend. Deputetja e PS-së në Elbasan do...

Publikohet bilanci/ Si paraqitet situata nga pandemia në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 3 viktima nga koronavirusi në vend. Betejën me COVID-19 e kanë...

FOTO/ I vendoset tritol një automjeti në kryeqytet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, teksa një makine i është vendosur tritol. Ngjarja në fjalë është regjistruar në zonën...

Skandali me plagjiaturat/ Ministrja e re e Arsimit, bashkautore me artikull shkencor 70% të kopjuar

Rama i ka dhënë lamtumirën ministres së Arsimit, Besa Shahini. Duket se sesioni i ri parlamentar dhe politik, i ka hapur rrugë ndryshimeve në...

Mina me telekomandë në qendër të Tiranës/Preng Gjini jetonte i fshehur, makinën e kishte të kushëririt

Shënjestra e atentatit të ndodhur dje në Tiranë, Preng Gjini, ka kaluar gjendjen e rrezikut për jetën dhe ndodhet në Spitalin e Traumës ku...

“Kokë më kokë me Mitsotakis”/ Rama bën tjetër lëvizje të rëndësishme, ja çfarë do të ndodhë në orën 21:00

Kryeministri Edi Rama, do të zhvillojë një darkë punë me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis, sot në orën 21:00. Sipas mediave greke, kreu i...

Rama prezanton ministren e re të Arsimit: Keqardhje për ikjen e Shahinit

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot ministren e re të Arsimit në vend. Gjatë një takimi me ministren në largim Besa Shahini, Rama shprehu keqardhjen...

Dalin pamjet e 51-vjeçarit pas atentatit, drejtori i spitalit të Traumës: Ka plagë të shumta në gjymtyrë

Shënjestra e atentatit të sotëm, Preng Gjini, aktualisht ndodhet në sallën e operacionit ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Drejtori i Spitalit të Traumës,...

‘Paskam qenë aq gabim sa s’ka!’/ I zuri vendin Besa Shahinit, Evis Kushi flet pas marrjes së postit

Një ditë më parë, kreu i qeverisë i dorëzoi deputetes së PS, Evis Kushit, postin e ministres së Arsimit, një detyrë që e ka...

Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve kushtetuese, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një deklaratë për mediat së bashku me aleatët.

Kreu i opozitës theksoi se qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama shkeli Kushtetutën:

“Ndryshimet e njëanshme pa konsensus me opozitën në shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit e 14 janarit janë të papranueshme, nuk janë të detyrueshme për opozitën e aq më pak për qytetarët. Akti i sotëm nuk e ndal dot ndryshimin, ai thjesht tregoi edhe një herë fytyrën e autokratit të tmerruar nga ndëshkimi që e pret.

Sot, Kuvendi gjysmak i Shqipërisë tregoi sërish, se nuk udhëhiqet nga interesat e qytetarëve, por është vetëm një çirak i interesave politikë të Edi Ramës.

Interesi i qytetarëve sot u shkel me këmbë nga kryeministri në ikje dhe vartësit e tij.

Qytetarëve nuk po u jepen lista të hapura.

Listat janë të hapura vetëm nga fundi i tyre, sepse Edi Rama refuzoi propozimin tonë për të hapur listat 100% dhe për të mos prekur koalicionet. Sot në kuvendin gjysmak, Edi Rama dhe vartësit e tij shkelën me këmbë ligjet, shkelën Kushtetutën.

Ata shkelën me këmbë historinë tonë. Ata shkelën me këmbë konsensusin, të cilin u detyruan ta firmosin.

Kurrë më parë në historinë tonë 30-vjeçare të pluralizmit, Kushtetuta nuk është ndryshuar në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensusin e opozitës. Kurrë më parë në këto 30 vjet, rregullat për procesin zgjedhor nuk janë vendosur vetëm nga partia në pushtet.

Ato kanë qenë një produkt konsensual, pavarësisht situatave të rënda politike që kemi kaluar në 3 dekada. Kurrë më parë në 30 vjet, një kryeministër nuk ka vënë në mënyrë kaq brutale, interesin e vet personal, mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

Rama kërkon të marrë peng Shqipërinë për të shpëtuar veten. Rama kërkon të marrë peng të ardhmen evropiane të shqiptarëve për të ruajtur karrigen e tij. Sepse siç ka bërë deri më sot, Shqipëria i është dashur Ramës vetëm për interesat e tij personale. Nuk do t’ia dalë”.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Drejtori i CDC-së: Maska siguron mbrojtje më të mirë kundër virusit, sesa një vaksinë

Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve të SHBA-së, Robert Redfield, është shprehur se vendosja e një maske në fytyrë mund të...

Mustafa paralajmëron: Nëse AAK kushtëzon koalicionin me Presidentin, shkojmë në zgjedhje

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, shprehet se presidenti nuk mund të zgjidhet pa u konsultuar me partitë opozitare, PDK-në dhe VV-në. Mustafa tha për EuroNews...

Kreshnik Spahiu: Nuk ishte Turqia ajo që rrëzoi marrëveshjen e 2009

Kreshnik Spahiu ka deklaruar se në rrëzimin e marrëveshjes së Detit në 2009 nga Gjykata Kushtetuese, nuk ka ndikuar Turqia, por SHBA. Në një lidhje...

“Njerëzit menduan se ishte tërmet”/ Shpërthimi në Tiranë, Gjoçi: Autori kishte pamje

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Gjoçi, ka komentuar atentatin e ndodhur mbrëmjen e djeshme ndaj Preng Gjinit. I ftuar në emisionin “Real Story”, Gjoçi...

Fier/ Publikuan fotot intime të shoqes së tyre 17-vjeçare në instagram, akuzohen 15 të mitur

Emisioni “Stop” ka shkuar ditën e sotme në Fier, për të zbardhur një situatë ku në një faqe Instagrami janë publikuar pamjet intime të...