Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi në Facebook me rastin e ditës së të rënëve të policisë në krye të detyrës. Basha shprehet se dëshmorët e policisë dhanë jetën për sigurinë e qytetareve dhe për të ndalur krimin, por sot ata nuk mbrohen nga qeveria dhe ndihen të tradhtuar.
Deklarata e Lulzim Bashës:
Sot eshte dita e te reneve te policise ne krye te detyrës, nje dite qe na kujton per ata burra ne uniforme me kurajo e integritet qe dhane jeten ne lufte kunder krimit.
Askush nuk ka bere me shume se ata per rendin e drejtësinë ne kete vend. Menyra me e mire per ti kujtuar e per te vleresuar vepren e tyre eshte beteja pa kompromis ndaj krimit, bandave e droges. Vetem keshtu shpirti i tyre do prehej ne paqe. Per fat te keq, ata sot jane te tradhetuar dhe shpirti i tyre i trazuar, sepse krimi qe ata luftuan, ndan pushtetin me qeverine. Krimi qe ata luftuan sot eshte ne formen e kupoles mafioze ku jane bashke qeveria e bandat. Ku shefat e komisariateve, besnike te qeverise, ndihmojne trafikantet, e dhunojne te pamundurit. Deshmoret e policise dhane jeten per tjeter gje, per sigurine e qytetareve dhe per te ndalur krimin.
Ne nuk mund ta leme sakrificen e tyre te shkoje dem.
Krimi, bandat dhe mafia duhen shtypur, por kjo behet e mundur vetem me nje qeveri qe nuk i mbron dhe ndan pushtetin me ta por i lufton, i ndeshkon dhe i con ata dhe pushtetaret e korruptuar qe sot jane mburoja e krimit para drejtesise.