E martë, 30 Nëntor, 2021
2.5 C
Tirana

Basha: Qeveria ka dalë jashtë kontrollit, do të përballet me reagimin e popullit

Çështja e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar ka zënë një vend të rëndësishëm në agjendën e opozitës gjatë muajve të fundit, ndërsa është folur edhe për atë që quhet “vijë e kuqe”.

Basha shpjegoi se në këtë rast, kompania Fusha ka bërë një propozim të pakërkuar dhe se në bashkëpunim me qeverinë, po kërkon të pastrojë paratë e krimit, duke ndërtuar kulla miliona euroshe, në dëm të interesit publik.

“Është një rast i jashtëzakonshëm, që një qeveri paracakton fituesin pa garë dhe ndryshon ligjin, në favor të atij fituesi. Në këtë rast, qeveria po shfrytëzon edhe vakumin e sistemit gjyqësor, për t’i vënë dinamitin godinës së teatrit. Çdo njeri që mendon t’i vërë dinamitin pronës publike, duhet të përgatitet që të përballet me të njëjtën gjë edhe në pronën e tij private më vonë”, tha Basha.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se qeveria Rama ka dalë jashtë kontrollit dhe se po bashkëpunon me krimin për të zhvatur popullin shqiptar, ndaj i takon këtij të fundit që të reagojë dhe të marrë fatet e tij nën kontroll.

“Kryeministri aktual po qeveris tërësisht në kundërshtim me interesin e popullit dhe po e zhvat këtë të fundit, në bashkëpunim me krimin e organizuar. I takon pikërisht popullit që të reagojë, ashtu siç do ta vendosë vetë sovrani, për të marrë fatet e tij nën kontroll. Forma dhe mënyra e reagimit nuk përcaktohet nga ne, por nga vetë populli, që po ndjen gjithnjë e më shumë “darën’ me të cilën Edi Rama po e shtrëngon në mënyrë të pamëshirshme”, tha Basha.

Lexo edhe :   Basha si mëkatari i pakicës së ndritur
- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Po vjen acari në Shqipëri, nesër temperatura -4 gradë celcius

Ditën e mërkurë, në vend parashikohet të qarkullojnë masa ajrore të ftohta në orët e mëngjesit. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash deri...

Kledi jashtë shtëpisë së “Big Brother”: Donaldi dhe Beatrixi po bëjnë lojë

Donaldi dhe Beatrix po komentohen nga banorët brenda shtëpisë së “Big Brother”, për shkak të shkëndijave që ata kanë dhënë për njëri-tjetrin. Kledi Hysa...

Greqia shpërndan testime falas për Krishtlindje

Greqi ka ndërmarrë masa të reja kundër koronavirusit për Krishlindjet. Qeveria do të ofrojë teste pa pagesë, në dispozicion të qytetarëve. Testet, në kuadër...

Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Nga: Andi Bushati Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm...

Varianti Omicron në Holandë, më herët se sa mendohej

Varianti i ri Covid-19, Omicron, ishte i pranishëm në Holandë më herët se sa mendohej më parë, thonë zyrtarët. Ai u identifikua në dy mostra...