E enjte, 21 Janar, 2021
12 C
Tirana

Basha: Pranojmë hapjen 100% të listave, por me një kusht

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, është shprehur se opozita e bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave.

Në një prononcim për mediat pas takimit me aleatët, Basha tha se do ta mbështesë hapjen e listave me kushtin që koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot.

“Së pari dua të shpreh qëndrimin e opozitës e bashkuar se “5 qershori” që u votua ditën e djeshme është një bazë për garantimin e zgjedhjeve, nuk është ajo që dëshironim në por është nja marrëveshje e arritur edhe me ndihmën e ndërkombëtarëve.
Përshëndes qëndrimet e tyre që bëjë të qartë se konsensusi është rruga për të ecur përpara. Tryeza e Këshillit politik është vendi i vetëm ku duhet të diskutohet për një numër çështjesh.

PS dhe kryetari i saj kanë ndryshuar qëndrim disa herë dhe mendojnë se po ju shesin shqiptarëve dashurinë për listat e hapura , them se sot kemi mandatuar përfaqësuesit tanë në grupin e punës të përfaqësuesit politik që sa i takon kësaj Opozita e Bashkuar do të mbështesë hapjen 100% të listave me kushtin që as koalicionet të mos ndryshojnë dhe të jenë siç janë sot”, tha ai.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Video/ Ronaldo shkruan historinë, Juventus fiton Superkupën e Italisë

Cristiano Ronaldo ka shkruar sonte historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave pasi shënoi për Juventusin...

Bajernit i mjafton një penallti për të mbajtur kreun, Lajpcig bën detyrën

Mjaftoi një penallti në minutën e 13-të për t’i dhënë Bajernit fitoren e dytë radhazi. Robert Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë e...

Vetëvendosja garon në zgjedhjet e 25 prillit, nesër prezanton kandidatët e parë

Lëvizja Vetëvendosje në Tiranë do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ditën e nesërme, më 21 janar kjo forcë politike do të...

I përqafuar me bashkëshorten, Joe Biden mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Joe Biden ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e...

Çfarë duhet të dini mbi historinë e Ditës së Përurimit të presidentit amerikan

E para Ditë e Përurimit në detyrë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, ishte 30 prilli i vitit 1789, gjatë betimit të presidentit Xhorxh...