Basha poston videon dhe thumbon Ramën: Ke nevojë t’i rikthehesh shkollës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar si karagjoze, ironitë e kryeministrit Edi Rama për PD-në.

Përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, Basha u ndal te rritja e pagave për mësuesit, sipas së cilit nuk krahasohet me atë që kanë bërë demokratët kur ishin në pushtet.

Ai madje e thumbon, duke shtuar se duhet t’i rikthehet shkollës pas 25 prillit, kur të jetë i papunë.

Postimi i Bashës në rrjetin social, Facebook

Rama po bëhet përditë e më karagjoz me sulmet ndaj qeverisjes së dikurshme të Partisë Demokratike.

Mjafton të krahasoni rritjen prej 200% të pagave të mësuesve nën qeverisjen tonë me rritjen vetëm 15% të Rilindjes.

Rama ke nevojë t’i rikthehesh shkollës.

Po do të kesh kohë pas 25 prillit, kur të jesh sërish i papunë.

Ti e ke lënë Shqipërinë në baltë dhe ne do ta kthejmë në rrugën e zhvillimit.