E diel, 16 Janar, 2022
-3.5 C
Tirana

Basha për Berishën: Vendosi interesin personal mbi demokratët

Basha është takuar me demokratët e Dibrës, të cilët e kanë pritur me daulle dhe ovacione. Kjo lëvizje e tij, vjen pak ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar, në të cilën kreu i PD u kërkoi të gjithë drejtuesve të ishin të gjithë sa më parë në terren, për të vijuar aksionin politik. Një nga pikat kryesore të udhëzimeve të Bashës ishte puna për afrimin edhe të atyre demokratëve, që sipas tij, u përdorën nga aksioni politik i Berishës. Kryedemokrati Basha ka komentuar nga takimi me demokratë dhe anëtarë të partisë në Dibër edhe zhvillimet e fundit që kanë ndodhur brenda Partisë Demokratike, pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës.

“Fatkeqësisht ndërsa opozita dhe Partia Demokratike nisën në shtator detyrën që premtova para jush për të çmontuar regjimin e masakrës zgjedhore, detyrë të cilën po e kryejmë në të gjitha rrafshet, duke përfshirë hetimin e masakrës zgjedhore, vënien para përgjegjësisë penale të atyre që vodhën vullnetin e shqiptarëve, vettingun e politikanëve nga i pari tek i fundit. Luftën kundër korrupsionit si armiku i mirëqenies të shqiptarëve, ndërkohë pra ne shpalosim një front të gjerë beteje, interesa të ngushta personale brenda familjes tonë krijuan një miniciklon në gjirin e familjes tonë.

Miqtë e mi dua ta them fare qartë, e vetmja shpresë që ka Edi Rama për të mbajtur pushtetin, është të krijojë bindjen se në Shqipëri nuk ka alternativ përveçse Edi Ramës. E vetmja mburojë që i ka mbetur Edi Ramës për të mbajtur pushtetin, është të investojë fuqishëm në përçarjen e të vetmes forcë politike, e të vetmes familje politike që e ka fuqinë të mobilizojë shqiptarët dhe të rrëzojë regjimin e tij.

E vetmja shpresë e Edi Ramës për ti servirur shqiptarëve të cilëve jua ka boshatisur tavolinat, jua ka zbrazur xhepat, jua ka kalbur produktet fermerëve, jua ka mbyllur qepenat biznesit të vogël dhe iu ka nxjerrë mijëra njerëz të punësuar në rrugë biznesit të madh dhe prodhues, është t’iu shërbejë një spektakël të shëmtuar brenda familjes tonë”, u shpreh kryedemokrati.

Basha deklaroi për Sali Berishën se ky i fundit vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve, dhe mbi interesat e të gjithë shqiptarëve.

“Ne nuk kishim në dorë asgjë, në vendimin e aleatit tonë strategjik. As mund ta ndikonim, as mund ta ndalonim. Shpallja “non grata” e Sali Berishës, është një vendim që është marrë nga aleati jonë strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju e dini se për muaj me radhë unë kam punuar me të, dhe me partnerët tanë strategjik për të gjetur një zgjidhje pikërisht, për t’ia hequr këtë luks Edi Ramës. Por në fund, njeriu që me të vërtet ka bërë shumë për këtë parti, por dhe ka marrë shumë nga kjo parti, vendosi interesin e tij personal mbi interesat e demokratëve dhe ç’është më e keqja mbi interesat e të gjithë shqiptarëve. Kjo është e vërteta e qartë dhe e qëruar, gjithçka tjetër është gënjeshtër e sido që të serviret, prapë gënjeshtër ngelet”, tha Basha.

Lexo edhe :   Basha, Berisha dhe një President francez që s’e donte askush
Lexo edhe :   Keni vrarë njerëz në mes të Bulevardit, gazetari përplaset me ish-kryeministrin

Sipas kryedemokratit, “lufta e Berishës për interesat personale është luks për Ramën”. “Në vend që t’i mobilizojmë gjithë shqiptarët në betejë, dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen nga ata që po luftojnë për karrige. Për fat të keq, me vendosjen e interesave personale, mbi interesat e demokratëve dhe mbi interesat e shqiptarëve, ajo që ka ndodhur këto tre muaj dhe ai që e ka shkaktuar po i shërbejnë pikërisht kësaj. E ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa në një kohë që duhet të shpalosim një betejë frontale kundër tij dhe qeverisë së tij, demokratët të merren me njëri-tjetrin. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën sesa në vend që të ushtojë Shqipëria nga protestat për skandalin e inceneratorëve, lartë e poshtë dëgjohen zëra të atyre që vetëm kanë përfituar në kurriz të demokratëve, vetëm kanë përfituar mbi sakrificat e demokratëve dhe pushtetin e marrë mbi sakrificat e tyre dhe që sot janë gati të bëjnë gjithçka për karrige. Ku ka luks më të madh për Edi Ramën, sesa nga mëngjesi deri në darkë si një telenovelë turke pa fund e pa fillim, në vend që të flitet për problemet e shqiptarëve, në vend që t’i mobilizojmë dibranët dhe gjithë shqiptarët në betejë, të dëgjojmë të njëjtat gënjeshtra që qarkullohen e riqarkullohen, e riqarkullohen”, theksoi Basha.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...