Basha: Pas 25 prillit, do vëmë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon një takim me Përfaqësuesit e Shoqatës së Energjisë së Rinovueshme.

Basha tha se fokusi kryesor do të jetë tek angazhimi i qeverisë së tij pas 25 prillit, për të vënë në lëvizje prodhimin e energjisë së rinovueshme.

Ai theksoi se deri më tani kanë përfituar vetëm një grusht të korruptuarish, ndërsa me qeverinë e re ky sektor do të jetë një nga levat e realizimit të objektivit për 110 mijë vende të reja pune.

Lulzim Basha: E shikojmë se ku jemi në raport me vendet e tjera të rajonit. E shikojmë se ku jemi në raport me ata të cilët kur ju ishit në start, ishin prapa jush. Për ta thjeshtuar diskutimin. Deri më sot kemi një situatë ku keni mbijetuar, punuar, krijuar, prodhuar, punësuar dhe paguar edhe nga xhepat tuaj të punësuarit me një qeveri armiqësore në tërësi ndaj biznesit. Ju garantoj se në themel të platformës tonë për energjinë qëndron një qasje kryekëput ndryshe.

Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues. Ku ju do t’u shohim si aleat për të bërë të mundur që së bashku ta zhvillojmë këtë sektor i cili do ta bëjë Shqipërinë më të pastër, energjinë më të pakushtueshme, biznesin më konkurrues dhe si rezultat do të jetë një nga levat e fuqishme të objektivit tonë për 110 mijë vende pune në katër vitet e mandatit tonë të parë.