E martë, 14 Korrik, 2020
18 C
Tirana

Basha: Nuk ka zgjidhje nga jashtë, do vijojmë aksionin tonë

Më të lexuarat

Nga Shkodra, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka përjashtuar mundësinë që zgjidhja e krizës politike të vijë nga jashtë, ndërsa ka hedhur akuza edhe ndaj kryebashkiakëve të përfolur për të shkuarën e tyre kriminale. Dhe një herë tjetër, ai i ka mëshuar fort faktit se aksioni opozitar do të vijojë.

Kreu i PD-së u shpreh më tej se situata në vend është e rëndë, e ndërsa prioriteti i opozitës është ndarja e krimit nga politika. Sipas tij, mungesa e dialogut ka ardhur për shkak të lidhjes së krimit me politikën, dhe se po të mos ishte kjo rezistencë, situata do ishte kaotike.

“Të gjithë të zgjedhurit e qarkut të Shkodrës, kanë të shkuar kriminale. Siç e shihni, Edi Rama nuk ka asnjë reagim për situatën. Ndaj ne kemi marrë këtë aksion prej 6 muajsh, dhe ne do të vazhdojmë aksionin tonë. Është detyra jonë si opozitë e bashkuar të hapim rrugët për zgjidhjen e kësaj krize.

Ne nuk do t’ju hapim rrugën as Babanit, as Kajmakut, as Pjetrit, as atyre që janë në Kuvend. Do sigurojmë që rruga e zgjidhjes së kësaj krize të jetë sa më pak e mundimshme dhe sa më e shkurtër.

Ka një sensibilizim dhe rebelizëm të madh. Triumfi i të mirës mbi të keqen nuk do të ndodh më. Shkodra ka qenë dhe do të vijojë të mbetet triumfi i vlerave kundër anti-vlerave.

Unë gjatë kësaj vizite jam edhe në rolin e dikujt që ka ardhur të frymëzohet nga mos nënshtrimi siç e ka treguar gjithmonë Shkodra si bastion i djathtë. Kjo krizë zgjidhet jo nga jashtë, por nga bashkimi, ndërkombëtarët janë miqtë tanë dhe bashkëpunëtorët tanë.

Mungesa e dialogut ka ardhur për shkak të lidhjes së krimit me politikën, dhe prioriteti ynë është ndarja e krimit nga politika. Po të mos ishte kjo rezistencë sot, nuk do të ishim në këto kushte ku duhet thënë se ka shpresë. Ne jemi të vendosur për t’ju kthyer pushtetin e qytetarëve dhe jo Tom Doshëve”.

Lexo edhe :   “Basha gënjeu shqiptarët për listat e hapura”/ Hajdari nxjerr pamjet

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Moti bën kthesën e madhe për nesër, priten reshje shiu

Dita e martë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim. Në mesditë, vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të karakterit...

“Jam ende e dashuruar”, Dafina Zeqiri shuan heshtjen

Këngëtarja Dafina Zeqiri tregoi mbrëmjen e sotme në “Në Kurthin e Piter Pan” se është ende e dashuruar, por pa treguar se me kë. Ajo...

“Je shërbëtor i paguar, je letyrë”, degjeneron në ofendime debati në studion televizive

Listat e hapura ishte tema e diskutuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Open" në Top Channel, ndërsa të pranishmit në studio kanë shpërthyer deri...

“Kosova rrezikon të dëmtohet rëndë”, Haradinaj jep paralajmërimin e fortë

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë vlerësimin e tij në lidhje me intervistimin në Hagë të Hashim Thaçit, pas aktakuzës për krime lufte. Në...

Murrizi paralajmëron zhvillime të reja

Deputeti Myslim Murrizi e cilëson “ulërimë false” deklaratën e përbashkët të opozitës së bashkuar, kundër lëvizjes së kryeministrit Rama, në favor të listave të...