E diel, 28 Nëntor, 2021
13.5 C
Tirana

”Basha nuk ishte dakord me mua”/ Kadilli pas mbledhjes: Të mundim Ramën

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka folur për mediat pas mbledhjes që zgjati dy orë e gjysmë në selinë blu, për analizimin e humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, dhe ndryshimet në statut.

Kadilli u shpreh se ndryshimet e propozuara prej tij, u gjykuan të parakohshme, teksa shtoi se ka koncepte të ndryshme me kryedemokratin Lulzim Basha, në lidhje me rolin e kryetarit.

Ndër të tjera, Kadilli tha se Partia Demorkatike duhet të hapet në mënyrë që të kthehet në parti fituese, dhe të mundë kryeministrin Edi Rama.

Fatbardh Kadilli:Për të parë nga ato që janë mundësitë dhe kapacitetet e kësaj partie për ta bërë të pastër, të hapur, konkurruese dhe fituese. Ndryshimet e propozuara nga unë, përgjithësisht u gjykuan të parakohshme, por me shumë nga anëtarët dhe kryetari Basha, që ndajmë koncepte të ndryshme për ndarjen e rolit të udhëheqësit të partisë. Uroj që kuvendi kombëtar, të jemi të gjithë bashkë për të hapur një proces të gjerë dhe të thellë që të ndryshojmë veten tonë në radhë të parë për të mundur Edi Ramën. Jemi ende në kohë për të shfrytëzuar Kuvendin Kombëtar për të denoncuar të keqen, por edhe për të parë me përgjegjshmëri, për ta bërë këtë parti të pasur, të hapur dhe konkuruese. 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Masakrimi i masakrës

Nga: Luçiano Boçi  Kur ndodh një krim, gjëja kryesore që bëjnë autorët është djegia e mjeteve me të cilat kryhet krimi. Pra asgjësohet vetë krimi....

I ndaloi keçapin lojtarëve, kompania nuk ia përton Antonio Kontes

Emërimi i Antonio Kontes në krye të Totenhemit, solli ndryshime në klub. Tekniku i dha një vemendje të veçantë ushqimeve që konsumonin lojtarët, të...

FORMULA 1/ Presidenti ‘tradhton’ Shumakerin: S’është më i miri i historisë

Presidenti i FIA-s i ka befasuar të gjithë, duke mos e kurorëzuar si më të mirin ish-pilotin e tij në kohën e Ferrarit. Zhan...

Skandali me pagesat e UEFA-s, FSHF publikon “provat” e gabuara

Federata Shqiptare e Futbollit ka dalë sot me një tjetër qëndrim zyrtar rreth çështjes së skandalit të shpërndarjes së fondeve të UEFA-s, në mënyrë...

Kreu zbulime që e revolucionarizuan shkencën: Kush ishte Galileo Galilei

Në cilësinë e ”babait” themelues në fushën e fizikës dhe astronomisë, Galileo Galilei është i njohur për kontribute të panumërta në shkencë. Mendimtari italian,...