Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëron deklarata të forta. Zyra për shtyp e PD, njofton se në orën 19:00, kreu i kësaj partie do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme.
Mësohet se lideri i opozitës do flasë për debatin e ditëve të fundit mes Qeverisë dhe Presidencës, për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.
Rama: Këtë herë nuk do merrem me Ilir Metën, por me drejtësinë
“Në orën 19.00, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, zhvillon një konferencë për median në selinë e PD”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga PD.