Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar së fundmi në rrjetin social Twitter dy foto, ku shfaqet me nënën, babanë dhe vëllanë e tij.
Basha pohon se dita e sotme është një nga më të lumturat për të, pasi e ëma feston ditëlindjen.
“Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen.
Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!”, shkruan kreu i opozitës.
Një e dielë e veçantë për nënën time dhe një nga ditët më të lumtura për mua, vëllain tim dhe babain tonë, tek i uruam njeriut tonë më të dashur ditëlindjen. Nga ky gëzim i familjes tonë ju uroj të gjithëve një të dielë të gëzuar!😊☀️ pic.twitter.com/VjYMN1TxUs
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 7, 2020