Basha nga Lezha: Qytetarët zgjedhin shpresën mbi frikën

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur nga qytetarë me entuziazëm të madh nga Lezha.

I shoqëruar edhe nga drejtuesi politik i qakrut Z.Marku dhe kandidati per deputet Z.Gjekmarkaj ai ka vizituar disa familje, ku ju ka premtuar se si qeveri do të jetë në krahun e tyre.

Basha shprehet se shumica e qytetarëve kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, dhe sipas tij ndryshimi po vjen.

Ne një postim ne Facebook ai shprehet:

“Sot, qindra qytetarë të Lezhës na pritën për të na thënë se ka ardhur koha për ndryshim!

Sot, qytetarët lezhjanë na thanë se kanë zgjedhur shpresën mbi frikën, bashkimin mbi përçarjen.

Sot, ata e thanë me plot gojën se ne tashmë jemi bashkuar për t’ua kthyer Shqipërinë qytetarëve të saj.

Për të dhënë mesazhin e fuqishëm se ndryshimi po vjen në Shqipëri dhe Shqipëria fiton!