E diel, 16 Janar, 2022
10.5 C
Tirana

Basha nga Elbasani: Konsumi në pikiatë, njerëzit nuk kanë lekë që të blejnë bukë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset e vogla në Elbasan për t’u njohur me pasojat e krizës së pandemisë dhe për t’i prezantuar planin me 5 pika të PD për 6 muajt e ardhshëm për të përballuar situatën.

Basha tha se në çdo biznes që ka shkuar vihet re rënia e ndjeshme e konsumit.

Lulzim Basha:‘Po futem në biznese të ndryshme në qytetin e Elbasanit. Kam qenë në dyqane buke, ku ka rënë gjysëm për gjysëm konsumi, sepse njerëzit nuk kanë lekë për të blerë bukë. Jemi para një dyqani të mbyllur me linjë 1500, pra ku çdo gjë blihet me 1500 lekë të vjetra, ka falimentuar. Isha në farmaci dhe më tha vijnë më kërkojnë 1 kokërr paracetamol. 80% të ilaçeve i kam të hapura, lista në farmaci vijon të rritet. Në veçanti, në dy javëshin e fundit të shtatorit, konsumi ka rënë në pikiatë, xhepat e njerëzve janë boshatisur.’’

Basha akuzoi Ramën se nuk po ndihmon familjet që kanë humbur punën gjatë pandemisë.

Lulzim Basha: ”Jemi ndër vendet e vetme të rajonit, që jo vetëm nuk patëm paketë të tretë e të katërt, por dhe ato paketa që u dhanë ishin gjysmake. Ke 100 mijë njerëz që kanë dalë papunë. Çfarë ndihme do japë Edi Rama? Bën babuta, pa kripë, po ato as nuk haen as nuk pihen, nuk ushqejnë fëmijët e qindra familjeve shqiptare.’’

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Shuhet legjenda e futbollit shkodran, e mundi sëmundja

Një sëmundje e rëndë ka mposhtur legjendën e futbollit shkodran, Ramazan Rragami, i cili u shua në moshën 77-vjeçare. Rragami vuante prej vitesh nga një...

Falsifikimi i dokumenteve/Gjykata liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj

DVP Lezhë në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe atë të Elbasanit, finalizuan operacionin “Identiteti”. Nga finalizimi i operacionit, pas tre muajsh hetime, u zbulua...

Misteri afrikan: Pse C*vid-19 ka shkaktuar më pak vdekje se kudo tjetër?

Nga: Federico Giuliani “Il Giornale Është një kontinent i madh, rreth 7 herë më i madh sesa Bashkimi Evropian, dhe i banuar nga pothuajse 1.5 miliardë...

“Basha është pronar i basteve”/PD ia kthen Berishës: Mashtrues kronik!

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar akuzat e ish-kryeministrit Berisha, ku tha se kryedemokati Basha është pronar i basteve. Shigjetimet e Berishës ndaj Bashës erdhën nga...

Zgjedhjet lokale, kurthi pervers i Metës për Bashën

Nga: Andi Bushati Pak kohë përpara se Gjykata Kushtetuese të vendosë nëse Presidenti i Republikës e ka tejkaluar rolin e tij për të qënduar mbi...