Basha në Lushnje: Këto zgjedhje janë vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur në qytetin e Lushnjes, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh asgjë nuk e  ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhje ditën e dielë.

Sipas tij, zgjedhjet e 25 prillit janë vendimtare, pasi vendos fatin e familjes së çdo shqiptari.

Lulzim Basha: ”Votoni numrin 9 për ndryshimin e bashkuar. Ky vend i ka të gjitha potencialet. Kjo Lushnjë e qytetarisë, e bujqësisë, do të mundësojë punësim e dije. Kjo Lushnjë e krenarisë që ka në mesin e saj të zotë. Sa Julian ka këtu? Sa Julianë ka Shqipëria. Ejani bashkë, Europa na ka shtrirë dorën. Kam besim tek ju rinia e Lushnjës, rinia e Shqipërisë. Fitorja ka zbritur në këtë shesh dhe njësoj si retë e zeza që nuk e ndalën dot Besëlidhjen e Lushnjës.

Asgjë se ndal vullnetin e lushnjarëve për të dalë masivisht në zgjedhjet ku do të vendoset fati i familjeve tuaja, i fëmijëve tuaj, i vendit tonë. Jam i vendosur që të marrë në dorë fatin e tij, me votë. Le të jetë 25 prilli si dita e fundit e tranzicionit. Ndryshimi i pandalshëm po vjen në të gjitha shtëpitë. Asgjë nuk do të na ndalë të dalim masivisht dhe të votojmë. Këto janë zgjedhjet vendimtare, vendosin fatin e familjes suaj.”