Basha në Levan: Nuk jeni skllevër të askujt, votoni për ndryshim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Levan në vijim të takimeve elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatës fjalës së tij, Basha tha se qytetarët nuk janë skllevër të asnjë politikani, ndaj i bëri thirrje demorkatëve dhe socialistëve që të votojnë për ndryshim.

Ndër të tjera, Basha përmendi disa nga premtimet të pambajtura sipas tij, të kryeministrit Edi Rama.

Lulzim Basha: ”Kam takuar të rinj e të reja që duan të njëjtën gjë që ka rinia në vendet e tjera, mundësi për arsim, për punësim këtu në Shqipërinë tonë të bukur.
Levani, Fieri, Shqipëria kanë mbetur në vendnumëro. Po kështu kam parë e dëgjuar se ata mezi po e presin 25 prillin.

Po ju drejtohem nënave shqiptare nëse doni që fëmijët tuaj t’i mbajmë këtu votoni numrin 9. Ngrijeni kokën, nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani, ju jeni shqiptarë krenarë. Vëllezërit e mi ngrijeni kokën, demokratë e socialistë bashkoheni për ndryshim, votoni numrin 9.

Është një kohë e gjatë, 8 vite për të mbajtur premtimet elementare. I mbani mend apo jo, legalizimet falas. Levani e di fare mirë, dështim, zero. 300 mijë vendet e punës dështim. Levani pa ujë, me ndërprerje energjie, pa ujë po i përmbytur. I përmbytur por i pakompensuar, njësoj si qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë”.