E martë, 19 Janar, 2021
-6 C
Tirana

Basha në Durrës: Largimi i Ramës, vetëm fillimi

Një ditë para protestës, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me pedagogë e studentë në Universitetin e Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Basha i ftoi ata në protestën e 16 marsit, ndërsa tha se largimi i Ramës është vetëm fillimi, teksa tha se pakti me qytetarët është shembja e këtij regjimi.

“Largimi i Edi Ramës është vetëm fillimi. Të bëjmë një pakt për shembjen e këtij regjimi, në mënyrë që ashtu si në të gjithë Evropën zëri juaj të dëgjohet pa qenë nevoja të ngriheni në protestë për gjithçka. Dako dhe Rama janë pengje të krimit.

Studentët me protesta e refuzuan këtë regjim. Studentët në Evropë janë pjesë e vendimmarrjes në universitete, nuk mjafton thjesht më shumë buxhet për universitetin.”

Më tej, kryedemokrati tha se beteja do të vazhdojë deri në fitoren e kauzës për liri e demokraci dhe akuzoi kryeministrin Rama si pengesën në rrugën e Shqipërisë drejt Evropës:

Nuk jemi të varfër, por jemi të vjedhur! Beteja vazhdon deri në fitoren e kauzës sonë, deri në fitoren e kauzës për liri e demokraci. Ndryshimi s’mund të jetë thjesht rotacion karrigesh, por duhet të jetë ndryshim që ta ndjeni ju, me mundësi, me liri dhe me vlera. Kështu shkohet drejt Evropës, kjo është beteja më evropiane që ne zhvillojmë së bashku. Rruga e Evropës ka një pengesë, ai është Edi Rama./ Tirana Today

Lexo edhe :   Shqiptarët “me zor po presin” sa të bëhet Basha, kryeministër

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mesi e gjuajti me shpullë, sulmuesi i Bilbaos: Ai u nxeh sepse e bllokova

Sulmuesi i Atletik Bilbaos, Asier Vijalibre do të mbahet më shumë mend për faktin se detyroi Lionel Mesin të ndëshkohej me karton të kuq...

Qeverisje me PS? Duma: Zero shanse, ofendim për sakrificat e demokratëve

Ish-deputetja Grida Duma hodhi poshtë mundësinë e një koalicioni të madh mes PS- së dhe PD-së. E pyetur për thashethemet që qarkullojnë së fundmi për...

Mediu: Të biem dakort me PD-në sa më shpejt të jetë e mundur që të mundim Ramën

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është shprehur se bisedimet me Partinë Demokratike për arritjen e një marrëveshjeje vijojnë. Në ''Open”, Mediu tha se PR-së...

“Pyetjet i merr nga Basha“/ Gazetarja-Topallit: Merre telefonin shikoje

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi dhe kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, janë përplasur në emisionin ''Log'' në lidhje me bashkëpunimin e tyre...

Akuza për spiunazh, Rusia dëbon dy diplomatë holandezë

Rusia ka dëbuar dy diplomatë holandezë në një veprim reciprok pasi Holanda dëboi dy diplomatë rusë në fund të vitit të kaluar. Ministria e Punëve...