E premte, 24 Shtator, 2021
24.5 C
Tirana

Basha ndalet në Shijak: Pas 25 prillit, ata që fshihen nëpër skuta i pret burgu

Kryetari i Partisë Demorkatike, Lulzim Basha është ndalur në Shijak, në vijim të takimeve elektorale në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Basha u prit nga qindra qytetarë dhe simpatizantë, teksa gjatë fjalës së tij, u shpreh se të gjithë ata janë energjia për shpresën, bashkimin dhe ndryshimin.

Ai u zotua se Shqipërisë do i hapë negociatat me BE ndërsa për shijaksit tha se ata do i japin Ramës ujë në bisht të lugës.

Lulzim Basha: “Bashkë për ndryshim. Jemi këtu në Shijakun e demokracisë. Faleminderit të gjithëve që jeni energjia për shpresën, bashkimin dhe ndryshimin më datë 25 prill. Kanë qenë tetë vite rrenash, abuzimesh, arrogance dhe tallje me ju. Në ditën më të vështirë, braktisi qytetarët. Është bërë abuzimi më i madh me fondet e rindërtimit, në kurriz të familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Pas 25 prillit, ata që fshihen nëpër skuta të qyteteve, i pret drejtësia, i pret burgu. Shijakasit dhe durrsakët do i japin Ramës ujë në bisht të lugës. Edhe katër vjet të tjera do ishin rrënim total i Shijakut, Durrësit e Shqipërisë. Votoni numrin 9, për ndryshim

Kjo qendër fisnikësh, që ka bërë histori në themelimin e shtetit shqiptar, të ketë krenarinë e veçantë për historinë që kanë. Fëmijët tuaj nuk do të largohet më nga Shijaku. Kjo sepse qeveria e ardhme do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Të gjithë bashkë për ndryshim, të largojmë Ramën. Edi Rama, koha jote ka mbaruar, koha e premtimeve tuaja kanë mbaruar, prandaj nuk do ketë katër vjet të tjera, as katër orë nuk i duron dot Shqipëria. Bashkë për ndryshim. Ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Shqipërisë do i hapen negociatat, duke votuar numrin 9. Bashkë për ndryshim, Shijaku fiton, Shqipëria fiton.”

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

Nga: Mentor Kikia Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesa duket pretendent...

“Mbreti i Instagramit” në sherr me “mbretin e burgut”, “lufta” për famë

Rrjetet sociale janë kthyer në “ushqimin” e përditshëm të rinisë. Aty mund të gjesh video argëtuese, edukuese, por në të shumtën e rasteve rinia...

E kemi ditur gabim, ja çfarë ngjyre ka në të vërtetë Dielli

Nga Dr. Alastair Gunn Sigurisht që nuk ka ngjyrën e verdhë, që endeshin zakonisht në librat tuaj shkollorë. Dielli lëshon dritë në një gamë të...

Të isha socialist, do gëzohesha pafund kur Berisha e baltos Bashën kësisoj…

Nga: Artur Zheji Vetëm pak kohë më parë nuk mund të mendohej kurrë kjo që po ndodh këto kohë, edhe sikur të futeshin në punë...

“Zëri i Amerikës” shkruan për rigjykimin e Fatmir Mediut

Në Shqipëri, Gjykata e posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar u shpreh sot në favor të gjykimit të ish ministrit të...